16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Të fundit në rajon për sigurimet vullnetare”, Hajdarmataj: Ende shohim shtetin si...

“Të fundit në rajon për sigurimet vullnetare”, Hajdarmataj: Ende shohim shtetin si “zgjidhës”, duhet edukim dhe ndërgjegjësim

Shqipëria renditet e fundit në rajon sa i përket shkallës së sigurimit vullnetar.

Në një intervistë për emisionin “Money Report” në Abc, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj u shpreh se, është e nevojshme rritja e ndërgjegjësimit tek qytetarët mbi rëndësinë e këtyre sigurimeve.

Shqipëria është e fundit në rajon sa i përket shkallës së sigurimit vullnetar. Sigurimi vullnetar nuk vjen si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit por si një nxitje apo detyrim që bankat në momentin që japin kredi detyrojnë konsumatorin për t’u pajisur me një sigurim të tillë.

Ne akoma shohim shtetin si zgjidhës të problemeve tona. Derisa të çlirohemi nga kjo, nuk do të kemi rritje të shkallës së ndërgjegjësimit për të pasur sigurim, qoftë të pronës, jetës etj. Ne vazhdojmë paguajmë pasi na ka ndodhur ngjarja. Nuk jemi të edukuar që të sigurohemi përpara pasi sigurimi garanton që të rikuperohet humbja financiare që vjen nga ndodhia e një ngjarjeje”, tha ndër të tjera ajo.

Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve foli edhe rregulloren e re të AMF, sipas së cilës, drejtuesit e automjeteve do të paguajnë siguracionet në bazë të historikut të dëmeve të shkaktuara.

LEXO EDHERregullorja e re/ Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njësoj për të gjithë. Kur pritet të hyjë në fuqi

Bëhet fjalë vetëm për autovetura, jo çdo mjet në transport i nënshtrohet kësaj rregulloreje. Prek sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta TPL, jo kartonin jeshil apo sigurimin kufitar. Faktorët e riskut që do të jenë të implementuara nga çdo kompani sigurimi janë të ndarë edhe në kategori. Kemi primin bazë, mbi të llogaritet edhe një prim risku për disa nga faktorët që rregullorja i ka kategorizuar por përsëri kompanitë e sigurimit janë të lejuar të parashikojnë edhe disa faktorë risku shtesë”, u shpreh Mimoza Hajdarmataj.

INTERVISTA:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat