10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Të ardhura më dinjitoze në pleqëri"/ Pensionet private, Ponari: Nuk humb asgjë,...

“Të ardhura më dinjitoze në pleqëri”/ Pensionet private, Ponari: Nuk humb asgjë, gjithçka e trashëgueshme

Pak pasi Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete prezantoi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë projektligjin “Për Fondet e Pensionit Privat”, Elvis Ponari, CEO i SIGAL UNIQA FOND PENSIONI ishte i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, ku ndër të tjera foli për benefitet e një pensioni të dytë në pleqëri.

Sipas tij, ka një interes të lartë nga ana e qytetarëve për skemën e pensioneve private pasi pensioni shtetëror nuk ofron një standard jetese.

Ponari shtoi se, skema e pensioneve private është transparente, pasi fondet nuk do preken me dore pasi janë depozitarët ata që mbajnë paratë.

“Ka shumë interes, sidomos në momentet e fundit që po bënim përmirësimin e projektligjit, pensioni shtetëror nuk të jep standard jetese kur të dalësh në pension. Ky format është bërë për ata që nuk kanë mundësi të kursejnë nga rroga e tyre, apo të bëjnë investime. Nga kjo rrogë duke hequr një pjesë të lekëve ka incentivë fiskale. Pjesa që e heq të hiqet nga tatimi”, u shpreh ai.

Sipas CEO-s të SIGAL UNIQA Fond Pensioni, ndryshe nga pensioni shtetërëror, në atë privat paratë e investuara nuk humbasin asnjëherë edhe në rast humbjeje jete pasi trashëgohen tek familjarët.

“E mira është transparenca, fondet që marrin dhe administrojnë nuk preken fare me dorë. Janë depozitarët që i mbajnë paret. Nëse ndodh diçka nuk i prek as banka as kompanitë. Ne vetëm administrojmë. Këto para nëse largohesh nga jeta nga ISSH nuk merr asgjë, këto lekë që ke kursyer trashëgohen. Nëse gjatë fazës së punës sëmuresh do marrësh një pension nga shteti, por edhe paratë që ke kursyer i merr menjëherë pa taksa”.

Por përse stepen shqiptarët të investojnë edhe për një fond pensioni privat, paralelisht me atë shtetëror?

“Stepen pasi nuk e kemi si kulturë kursimet. Në Greqi ka 150 vite që operohet me skema private. Është formë kulture, sjelljeje. 1 mijë lekë në muaj, gjatë gjithë jetës tënde mund të behën 3 mijë lekë. Rriten në formë progresive, interesat janë të larta”.

Kujtojmë se, në projektligjin e ri “Për Fondet e Pensionit Privat” janë bërë disa rregullime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skeme.

Sipas statistikave zyrtare të AMF, aktualisht numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, është 36.500 mijë individë. Kjo skemë jep mundësi në moshën e pensionit, këta individë të kenë të ardhura më dinjitoze.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat