13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStuhi të forta në vazhdim, bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët. Pezullohet lundrimi

Stuhi të forta në vazhdim, bashkia e Vlorës paralajmëron qytetarët. Pezullohet lundrimi

Bashkia e Vlorës i ka bërë thirrjë qytetarëve mëngjesin e së premtes të shmangin sot lëvizjet e panevojshme, pasi në zonën e Vlorës priten stuhi të forta ere.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”. Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

Pezullohet lundrimi në det

Pas Vlorës edhe Durrësi është përfshirë nga një erë e fuqishme.

Për pasojë Kapiteneria ka urdhëruar të mos dalin në det anijet e tonazhit të mesëm e të vogël.

Sektori i peshkimit ka pezulluar punën deri ne nje urdhër te dyte. Po ashtu edhe sektori ngarkim-shkarkimit.

Njoftim për përkeqësim e kushteve hidrometeorologjike datë 22-23 prill

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për datat 22 Prill 2022 ora 22:00 deri 23 prill 2022 deri ne orën 10:00 në drejtimin Jug-Juglindje në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra.

Është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22 prill 2022 deri 23 prill 2022.

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 23 Prill 2022 ora 10:00.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat