20.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetStudimi: Dita e javës kur mundësia për sulm në zemër është më...

Studimi: Dita e javës kur mundësia për sulm në zemër është më e madhe

Këta persona janë shtruar në spital mes viteve 2013 dhe 2018. Shumica e tyre kanë pasur lloj serioz sulmi në zemër, ose siç njihet infarkti i miokardit (STEMI). Kjo ndodh kur një arteriet kryesore të zemrës bllokohet.

Kërkuesit vunë re një rritje të këtyre sulmeve në zemër në fillim të javës, me nivel më të lartë të hënën.

“The Independent” shkruan se kishte gjithashtu norma më të larta se sa pritej të dielën, sipas gjetjeve të paraqitura në konferencën e Shoqërisë Kardiovaskulare Britanike në Mançester.

Shkencëtarët nuk janë në gjendje ta shpjegojnë plotësisht këtë fenomen.

Studimet e mëparshme sugjeruan se sulmet në zemër kanë gjasa të ndodhin më shumë të hënën për shkak të ritmit kardiak, gjumit dhe ciklit të zgjimit.

Sipas një fondacioni britanik, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ka 30 mijë shtrime në spital si pasojë e infarkteve të miokardit.

Kjo sëmundje kërkon vlerësim urgjent dhe trajtim për të minimizuar dëmtimin e zemrës. Zakonisht kryhet një procedurë për rihapjen e arteries koronare të bllokuar.

“Ne kemi gjetur një lidhje të fortë statistikore midis fillimit të javës së punës dhe incidencës së sulmeve STEMI. Kjo është thënë edhe më parë, por qëndron ende një kuriozitet”, tha kardiologu Jack Laffan, i cili udhëhoqi studimin e Kolegjit Mbretëror në Irlandë.

LEXO EDHE: Rriten të sëmurët me zemër/ Mos u shqetësoni! SIGAL ka zgjidhjen e duhur për ju

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat