18.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHistoria e trishtë e 10-vjeçarit që humbi jetën në Bërxullë/ Gjyshi i...

Historia e trishtë e 10-vjeçarit që humbi jetën në Bërxullë/ Gjyshi i tij me të njëjtin emër vdiq po në aksident

Pasditen e së shtunës, banorët e Bërxullës në Tiranë u tronditën nga një aksident tragjik ku mbeti i vdekur 10-vjeçari l,,Sherif Kabeta.

I mituri ishte ulur duke luajtur me telefon në një prej tavolinave të lokalit të babait kur një makinë hyri me shpejtësi brenda në lokal dhe e përplasi për vdekje.

Në atë moment babai i tij kishte ikur në shtëpi pasi ishte ngjitur me lokalin ndërsa e para që dëgjoi zhurmën e fortë dhe doli nga shtëpia ishte mamaja e 10-vjeçaritm. Kjo e fundit ka përfunduar disa herë në spital pas ngjarjes së rëndë dhe varrimit të djalit të mitur.

Fqinjët e familjes kanë treguar dhe historinë e trishtë që lidhet me emrin e 10-vjeçarit Sherif. Ata thonë se edhe gjyshi i tij ka patur të njëjtin emër dhe ka vdekur në një aksident pranë shtëpisë.

Ka emrin e gjyshit i cili edhe ai ndërroi jetë 10 vite më parë, sepse e përplasi një makinë afër shtëpisë.

Ata thonë se Sherifi edhe pse ishte vetëm 10 vjeç, përpiqej ta ndihmonte sa mundej babain e tij invalid.

Ne vinim le ky lokali se s’ishte në gjendje të mirë familja, dhe na shërbente djali, ndihmonte babain invalid.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat