25.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Standard & Poor’s” vlerëson ecurinë e “UNIQA Insurance Group”: Do të zgjerojë...

“Standard & Poor’s” vlerëson ecurinë e “UNIQA Insurance Group”: Do të zgjerojë pozicionin e saj edhe në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore

Në raportin e saj të fundit, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit me seli në New York, “Standard & Poor’s” vlerëson kompaninë e sigurimeve “UNIQA Insurance Group” për arritjet gjatë vitit 2022, pavarësisht kushteve të vështira të tregut dhe zhvlerësimit të bonove ruse dhe ukrainase.

Sipas S&P, gjigandi austriak i sigurimeve do të “ruajë dhe zgjerojë pozicionin e saj të fortë konkurrues në tregun e saj vendas dhe në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore“.

Kur bëhet fjalë për indekset kryesore të aksioneve, të gjithë sytë janë “Standard & Poor’s”, që konsiderohet si etaloni i performancës së përgjithshme të tregut të aksioneve dhe korporatave të mëdha.

Ky vlerësim vjen pak ditë para se kompania austriake të kremtojë 16-vjetorin e futjes në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

LEXO EDHEDokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

Që prej 23 mars 2007 SIGAL është pjesë e grupit të madh financiar “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë.

24 mijë punonjës, të cilët u shërbejnë rreth 16 milionë klientëve në 18 shtete të ndryshme, e bëjnë “UNIQA Insurance Group” një prej gjigandëve të sigurimeve në Europë dhe jo vetëm.

Me një histori mbi 200-vjeçare në tregun e sigurimeve, UNIQA zotëron mbi 33 miliardë Euro asete dhe mbi 7 miliardë euro prime në vit.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, “UNIQA Insurance Group” punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, “UNIQA Insurance Group” solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, me mbi 1 milion klientë, ofron shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” dhe së fundmi “Sigurimi anti-Tumor”.

LEXO EDHE: UNIQA publikon shifra të forta paraprake për vitin 2022: Të ardhurat para tatimeve u rritën mbi 10%

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat