13.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot Moldavi-Shqipëri/ Për t’u kualifikuar mjafton edhe 1 pikë e vetme, ose...

Sot Moldavi-Shqipëri/ Për t’u kualifikuar mjafton edhe 1 pikë e vetme, ose…

Kombëtarja do të luajë të premten në fushën e Moldavisë ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit.

Në lojë është një vend në Euro 2024 ku duhet pak për t’u kualifikuar, edhe 1 pikë e vetme. Ose nëse Polonia mposht Republikën Çeke edhe nëse Kombëtarja jonë humb.

Por për trajnerin Sylvinho nuk duhet hyrë për të marrë vetëm barazimin, por të kërkohet fitorja.

“Jemi të ndërgjegjshëm që kemi një finale, një ndeshje shumë vendimtare dhe të rëndësishme. Luajmë ndaj Moldavisë, një ekip shumë i fortë që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi. Asnjë skuadër nuk do të futet në fushë për barazim, në qoftë se do të ndodhi një barazim do të jetë thjesht pasojë e ndeshjes. Avantazhi ynë është fakti që ne jemi më mirë se kundërshtarët në renditje, por duhet të kemi parasysh që s’ka mbaruar ende asgjë dhe kemi pikë të tjera për të fituar që na duhen”.

Berat Gjimshiti thotë se presioni se janë një hap nga kualifikimi nuk do të ndikojë tek ekipi.

“Presioni rritet sa më afër kualifikimit je. Besoj se presioni transformohet më së miri në fushë, presioni edhe mund të ndihmojë”.

Kuqezinjtë zhvilluan edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin Zimbru, ku në orën 18:00 të së premtes do të luhet ndeshja.

Kuqezinjtë nuk njohin humbje në përballjet e mëparshme me përfaqësuesen moldave si në sfida zyrtare dhe ato miqësore.

LEXO EDHE: “Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA vlerësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat