17.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA vlerësohet nga Federata Shqiptare...

“Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA vlerësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit

Është duke u zhvilluar në ambjentet e “Shtëpisë së Futbollit”, në Tiranë, Asambleja e Zakonshme Vjetore e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në nisje të punimeve, FSHF ka shpërndarë “Çmimin e Mirënjohjes” për partnerët e FSHF-së, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite.

Mes tyre ishte edhe kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, Sponsor Zyrtar i FSHF dhe Kombëtares së Futbollit.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF falenderoi SIGAL UNIQA-n dhe sponsorët e tjerë për mbështetjen e dhënë edhe në momente të vështira si tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia.

“Shfrytëzoj këtë Asamble për të falënderuar të gjithë sponsorat tanë që na kanë qëndruar pranë edhe në momente të vështira që kemi kaluar të gjithë bashkë si Pandemia apo Tërmeti dhe ata asnjëherë nuk e vendosën në diskutim lidhjen tonë. Mirënjohje për Vodafone, Macron, Sigal, Union Bank, Ujin Tepelena, Ama Caffe, Vas Tours, Infinity Destination, Mak Albania”, tha ndër të tjera Duka në fjalën e tij.

“Për kontributin e palodhur në Sigurimin Shëndetësor të Futbollistëve dhe të aktivitetit të futbollit që prej vitit 2016 e në vazhdim”, thuhet në pllakadën që iu dorëzua themeluesit dhe CEO-s të SIGAL UNIQA Group Austria z. Avni Ponari.

CEO i SIGAL UNIQA dhe Presidenti i FSHF

Pllaka e Mirënjohjes për SIGAL UNIQA

Prej shumë vitesh tashmë, SIGAL UNIQA ka mbështetur disiplina të ndryshme të sportit në tërësi, duke filluar me futbollin, basketbollin, athletikën, alpinizmin, aeronautikën etj, por mbështetja ndaj Kombëtares Kuq e Zi është diçka krejt tjetër.

Djemtë e Kombëtares janë krenaria jonë, janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë dhe ne SIGAL UNIQA është e lumtur që prej vitesh i mbështet ata.

Falë këtij bashkëpunimi të shkëlqyer, SIGAL UNIQA Group Austria ka marrë nën mbrojtje, duke siguruar rreth 500 lojtarë të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues saj.

Kompania është krenare që talentet shqiptare, përfshirë edhe Kombëtaren, i besojnë SIGAL UNIQA-s.

Sporti është mjeti më efikas i edukimit, i argëtimit, i parandalimit të sëmundjeve, forcimit të marrëdhënieve sociale por edhe “ambasadori” më i mirë i një kombi.

Në këtë kuadër, kompania më e madhe e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një mbështetje për sportistët dhe klubet sportive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA vijon kontributin në Sport/ Tashmë Sponsor Zyrtar edhe i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat