14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSistemi i ri/ Gjobat e makinës tani në 'e-Albania' përmes sms-së në...

Sistemi i ri/ Gjobat e makinës tani në ‘e-Albania’ përmes sms-së në telefon

Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail, duke pasur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.

Sipas drejtuesve të Policisë së Shtetit, me këtë platformë i jepet zgjidhje shqetësimit të qytetarëve të cilët nuk informohen në kohë për gjobat e vendosura nga Policia Rrugore në dëm të tyre.

Do të duhet që kundrejt konfirmimit të vetë qytetarit të adresës së e-malit dhe numrit të telefonit, brenda 7 deri në 10 minuta të marrin njoftimin për masën administrative. Nëpërmjet saj shmangim abuzimet, pasi kemi shumë ankesa nga qytetarë që vijnë për gjobat, duke pretenduar se është jo e drejtë, se nuk kam qenë në këtë aks rrugor, apo atë parkim”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Ky është momenti për t’i bërë thirrje çdo qytetari që nëse do të njoftohet për marrjen e penalitetit të shkeljes rrugore, mund të logohet në e-Albania dhe në momentin që kryen një shkelje rrugore mesazhi i vjen në telefon”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat