11.5 C
Tirana
Wednesday, April 29, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Siguruesi nuk më pagoi mua, por bankën", pse është pesha e zgjedhjes...

“Siguruesi nuk më pagoi mua, por bankën”, pse është pesha e zgjedhjes tënde dhe jo gabimi i siguruesit

“Siguruesi nuk më pagoi mua, por bankën kur m’u dëmtua shtëpia nga tërmeti”, i shkruante një komentues Sigurime.Online.

Ky koment na shtyu ta shqyrtonim më nga afër rastin.

Qytetari kishte të drejtë në perceptimin e tij, por siguruesi nuk kishte bërë asnjë gabim. Në përputhje me kontratën e sigurimit, pagesa ishte kryer në favor të bankës për shumën e siguruar nga qytetari.

Kur sigurohet vetëm shuma e detyrimit të kredisë ndaj bankës, në rast dëmi do të shlyhet vetëm kjo vlerë dhe përfituesi i dëmshpërblimit është banka.

Për të përfituar vlerën e plotë të dëmit, që mund të pësojë banesa e lënë si kolateral dhe që qytetari të ketë mundësinë e riparimit për ta rikthyer të jetueshme, nevojitet një sigurim shtesë.

Në këtë kuptim, Sigurime.Online i sugjeroi qytetarit: “Siguro zgjuar edhe shtëpinë tënde. Veçanërisht kur ke marrëdhënie me bankën, mos kurse një sigurim shtesë”.

Nëse siguron vetëm shumën e kredisë, në rast dëmi kompania e sigurimit do të dëmshpërblejë vetëm atë shumë.

Nëse dëshiron të mbrosh vlerën e plotë të apartamentit që ke blerë, vepro me kujdes: kërko një policë shtesë dhe mos kurse 30–40 apo 50 euro në vit më shumë.

“Nuk ishte faji i siguruesit, por pesha e zgjedhjes tënde”, i thamë.

“Vepro po aq zgjuar sa banka, delegoja riskun e vlerës së apartamentit siguruesit”, është këshilla e duhur.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat