19.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Jetës “i përket” vetëm SIGAL UNIQA/ Raporti i AMF pasqyron...

Sigurimi i Jetës “i përket” vetëm SIGAL UNIQA/ Raporti i AMF pasqyron rritjen e konsiderueshme përgjatë këtij fillimviti

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikar ditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut për muajin janar 2023.

Sipas të dhënave të AMF, Sigurimi i Jetës ka pësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, apo e përkthyer në shifra një rezultat pozitiv me më shumë se 53.72% më tepër se janar 2022.

Primet nga Sigurimi i Jetës gjatë janarit të 2023 arritën në 162 milionë lekë në total.

Tregu edhe këtë herë është totalisht i drejtuar nga kompania lidere në hapësirën e sigurimeve SIGAL Life UNIQA Group Austria. SIGAL përgjatë kësaj periudhe ka zënë rreth 44.44% të ndarjes së tregut, duke shpalosur besimin e qytetarëve.

Ndërkohë edhe përsa i përket dëmeve, SIGAL Life mbetet kompania e sigurimeve që ka dëmshpërblyer më shumë klientët e saj, 50.37% në total.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar 2023, patën një rritje deri në 28.81% kundrejt periudhës janar 2022.

SIGAL Life UNIQA Group Austria ka dëshmuar gjithmonë se oportunitetet për klientët e saj në të gjithë Shqipërinë janë të rëndësishme, duke sjellë kështu produkte të ndryshme të sigurimit të jetës, përmes rrjetit të partnerëve duke e konsideruar besueshmërinë e klientëve si një përgjegjësi dhe privilegj.

 

Nëse doni të siguroheni ka vetëm një emër, SIGAL UNIQA Group Austria!

Për çdo informacion shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat