10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Hoteleve dhe Restoranteve/ Siguracioni që ju mbron biznesin dhe ofron...

Sigurimi i Hoteleve dhe Restoranteve/ Siguracioni që ju mbron biznesin dhe ofron siguri maksimale për klientët tuaj

Shqipëria është nga ato vende që vitet e fundit kanë hedhur vëmendjen nga sektori i turizmit si një nga sektorët më të fuqishëm ekonomikë.

Shumë turistë të huaj pritet të vizitojnë vendin tonë, pa harruar turistët vendas dhe ata nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo vende të tjera të rajonit. Një sfidë e vërtetë për turizmin e një vendi të vogël si Shqipëria.

Për të zhvilluar këtë sektor dhe për të tërhequr sa më shumë turistë duhet të marrim përsipër shumë përgjegjësi. Ndaj, “Sigurimi i Përgjegjësisë për Hotelet dhe Restorantet” është jetik për çdo biznes.

Në një intervistë për RTSH, Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari flet mbi rëndësinë që ka ky siguracion në një moment kur turizmi po zhvillohet gjithmonë e më shumë.

“Është i rëndësishëm për disa arsye.

Sepse mbron interesat e klientëve. Klientët europianë kur paraqiten nëpër hotele e kërkojnë këtë lloj sigurimi. A është ky hotel i siguruar? A ka sigurimin për përgjegjësinë mbi dëmet që mund ti shkaktojë çdo personi brenda hotelit? A ka ky hotel prëgjegjësi për dëme që mund të shkaktohen jashtë hotelit, për shkaqe të brendshme të hotelit?

Do të sillja edhe rastin e hotelit në Sarandë. Nëse hoteli i Sarandës do kish qenë i siguruar për përgjegjësinë dhe dëmet që mund të shkaktonte palëve të treta, atëherë të gjithë rreth e qark hotelit, të dëmtuar nga lënda eksploziv, do të ishin përfitues nga ky sigurim”, shprehet z. Ponari, i cili ka edhe një mesazh për pronarët dhe menaxherët e hoteleve në të gjithë vendin.

“Është e domosdoshme që të gjitha hotelet, në të gjithë territorin e Shqipërisë, duhet ta kenë këtë lloj sigurimi dhe këtë lloj përgjegjësie”.

Merrni Siguracionin që mbron biznesin tuaj por edhe i ofron siguri maksimale klientëve:
Mbroni biznesin, veten dhe klientët tuaj nga ngjarjet e paparashikuara, të cilat mund të shkaktojnë humbje të mëdha finaciare.
Por mos harroni edhe Sigurimin e Pronës
Përdorimi masiv i bombolave të gazit mund të bëhet shkak për shkatërrimin e biznesit tuaj.
Sipas legjislacionit shqiptar, të gjitha hotelet dhe restorantet që përdorin gazin për gatim janë të detyruara të sigurohen në përputhje me përcaktimet e Inspektoriatit Qëndror Teknik.
Tashmë tek SIGAL UNIQA këtë siguracion mund ta blini online brenda pak minutash dhe të kurseni kohë dhe para.
Zgjidhni një nga paketat që ofron SIGAL UNIQA Group Austria: https://sigal.com.al/…/sigurimi-i…/sigurimi-i-shtepise/
Për çdo pyetje që mund të keni:
shkruani në: [email protected]
ose dërgoni një mesazh në WhatsApp: 0686062829

KRONIKA E PLOTË NË RTSH:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat