13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA, sponsor gjeneral i Vllaznisë

SIGAL UNIQA, sponsor gjeneral i Vllaznisë

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria është zyrtarisht sponsor zyrtar i Klubit të Futbollit Vllaznia për sezonin futbollistik 2023-2024, që starton më 26 gusht.

Lajmi bëhet me dije nga vetë klubi shkodran përmes një postimi në rrjetet sociale.

SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor gjeneral i Klubit të Futbollit “Vllaznia”

Klubi i Futbollit “Vllaznia” ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e marrëveshjes së sponsorizimit me kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania me aktivitet edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe prezente në treg që prej vitit 1999, do të jetë sponsor gjeneral i Vllaznisë për sezonin futbollistik 2023-2024.

Ne jemi shumë krenar për këtë bashkëpunim duke qenë të sigurtë se, me mbështetjen e “SIGAL UNIQA”, do të ecim drejt suksesit.

Duke nisur nga ndeshja e javës së parë të “Abissnet Superiore”, kundër Kukësit, Vllaznia do të zbresë në fushën e lojës me uniformat e reja që mbartin logon “SIGAL UNIQA”, thuhet në njoftimin e Vllaznisë.

Vllaznia, një fidanishte për prodhimin e talenteve, është një ndër klubet më me histori në Shqipëri duke numëruar 9 tituj kampion, 7 Kupa të Republikës dhe 2 Superkupa.

SIGAL UNIQA Group Austria, një mbështetëse e fortë e Sportit

Që prej nisjes së aktivitetit të saj në vitin 1999, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë përherë një mbështetëse e fortë e Sportit, në disipilina të ndryshme, duke nisur me futbollin, basketbollin, aletikën etj, ndërsa prej më shumë se 7 vitesh, kompania më e madhe e sigurimeve është sponsor zyrtar edhe i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Cilat janë disa prej sponsorizimeve kryesore të SIGAL UNIQA Group Austria në  Sport?

SIGAL UNIQA është sponsor zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit

SIGAL UNIQA mbështet ekipin e SIGAL Prishtina, 13 herë kampione e Superligës së Kosovës dhe fituese e 2 Kupa Ballkanike.

SIGAL UNIQA është sponsor zyrtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

SIGAL UNQA është sponsor zyrtar i Federatës Shqiptare të Baskebollit;

SIGAL UNIQA është sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Basketbollit;

SIGAL UNIQA është sponsor gjeneral i Superligës së femrave në futbollin e Kosovës që mban emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me kompaninë;

SIGAL UNIQA ka mbështetur financiarisht kampionët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj;

SIGAL UNIQA ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;

SIGAL UNIQA ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit si dhe shumë e shumë aktivitete të tjera sportive brenda e jashtë vendit;

SIGAL UNIQA ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;

SIGAL UNIQA gjithashtu ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe qytete të tjera ndërsa kontribuon çdo vit në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

KOMPANIA MË E MADHE DHE MË E BESUAR E SIGURIMEVE

Prej më shumë se 24 vjetësh në tregun e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, qëndron në krye të tij duke zënë rreth 30% të tij, në të cilin operojnë 12 kompani sigurimesh,.

SIGAL UNIQA, e vetmja kompani e licensuar për të gjitha klasat e sigurimit, është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompanisë lider në Europën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe investimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat