22.5 C
Tirana
Saturday, October 1, 2022
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL Prishtina e etur për tituj, Ponari: 18 vite që ecim bashkë,...

SIGAL Prishtina e etur për tituj, Ponari: 18 vite që ecim bashkë, keni përfaqësuar denjësisht emrin e kompanisë

Sezon i ri por synimi mbetet i njëjtë: shpallja kampion i Kosovës dhe prezantim dinjitoz në aktivitetet ndërkombëtare.

SIGAL Prishtina, klubi më i titulluar në basketbollin e Kosovës dhe një emër i njohur për të gjithë sportin në rajon, në një konferencë për shtyp, shpalosi objektivat për sezonin e ri që nis së shpejti.

Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL UNIQA Group Austria mbështet SIGAL Prishtinën, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.

Ndaj, gjatë fjalë së tij, z. Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, u shpreh krenar për bashkëpunimin me SIGAL Prishtinën, ndërsa përsëriti edhe një herë apelin e tij për mbështetje financiare ndaj sportit.

“Unë jam shumë i nderuar që sot ndodhem këtu. Së bashku me ju, së bashku me kapitenin legjendar Dardan Berisha, i cili iku për të ardhur te Prishtina, në shtëpi. Kështu që unë ju uroj suksese.

Ky është viti i 18-të që ne kemi udhëtuar së bashku. Jam krenar kur SIGAL Prishtina është shpallur jo vetëm kampione e Kosovës por edhe e Ligës Ballkanike. Jam krenar kur SIGAL Prishtina ka marrë pjesë në shumë aktivitete ndërkombëtare. SIGAL ka qenë gjithmonë një ogur i bardhë për sportistët dhe Luiza Gega e ka nisur aktivitetin e saj me logon e SIGAL-it. Edhe Ismajlaj e ka nisur aktivitetin e tij me logon e SIGAL-it. Valbona ka qenë një ekip që e udhëhoqi basketbollin për 5 vite në Shqipëri me logon e SIGAL-it.

Unë jam i lumtur që SIGAL Prishtina e ka ruajtur emrin. E ka përfaqësuar denjësisht emrin e kompanisë dhe ne kemi qenë krenarë që kemi qenë bashkë në këtë udhëtim të gjatë.

Unë doja të falenderoja klubin, stafin e klubit, ju president për besimin për të ecur së bashku.

Në pozicionin e biznesit jemi kampionë prej shumë vitesh në Kosovë. Dhe do doja që sërish së bashku të jemi kampionë edhe në basketboll. Dardani me siguri do na e thotë këtë.

E ardhmja mendoj është e mirë. Ne shqiptarët kemi fuqi të jashtëzakonshme sportive por kemi nevojë për mbështetje dhe mbështetja themelore është mbështetja financiare. Kosova ka një ligj për sponsorizimet. Shqipëria shpresoj, ndoshta, do ta ketë. Dhe me elementët njerëzorë që ka rajoni, Shqipëria dhe shqiptarët. Sepse unë them gjithmonë shqiptarët sepse ne njëlloj jemi, kemi mundësi dhe aftësi të jashtëzakonshme për të dhënë tituj jo vetëm europianë por edhe botërorë.

Unë i uroj suksese SIGAL Prishtinës. I uroj suksese gjithë stafit, gjithë lojëtarëve dhe të gjithë së bashku le të ecim për një vit shumë të suksesshëm”, tha në fjalën e tij CEO i Grupit SIGAL në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut z. Avni Ponari.

LEXO EDHE: Sponsorizimi në Sport/ Finalja e sotme dhe shumë pikëpyetje për të gjithë që duan sportin

Ndërsa presidenti i klubit Burim Maraj ndër të tjera tha:

“Besoj se do të jetë një stinor shumë konkurrues dhe interesant. Synojmë të shpallemi kampion për herë të 14-të. Të gjitha përgatitjet dhe investimet janë bërë që klubi të ketë një sezon triumfues. Sigal Prishtina është e gatshme të luftojë këtë sezon me të gjitha forcat, që klubit t’i shtohen trofe të reja në muzeun tonë të kupave”.

Edhe trajneri Ekrem Memnun, i cili vjen për herë të dytë në krye të klubit prishtinas, theksoi se kryeqytetasit e dinë tashmë se si fitoren trofetë.

“Siç e tha edhe presidenti, unë e di ku jemi, i di pritjet, e di çfarë është Prishtina kështu që ne jemi këtu për ta sjellë Prishtinën dhe t’i bëjmë “Plisat” të lumtur ku ne ishim. Prishtina duhet të fitojë trofe ata e dinë se si fitohen trofetë dhe pritjet për trofe. Ne gjithashtu i njohim kundërshtarët, i respektojmë të gjithë de qëllimi ynë i parë është natyrisht që të provojmë të kualifikohemi në fazën e grupeve të FIBA Cup që do të jetë objektivi ynë i parë”, u shpreh trajneri turk.

Nga ana tjetër, transferimi i ri i Sigal Prishtinës, i mirënjohuri Dardan Berisha, u shpreh se është jashtëzakonisht i motivuar që bashkë me klubin të fitojë çdo trofe të mundshëm.

Kam ardhur për të fituar gjithçka që është e mundur, jam shumë i motivuar, e di se çka kërkon Prishtina dhe besoj se me trajnerin dhe gjithë stafin do ia arrijmë qëllimit”, tha Berisha gjatë konferencës për shtyp.

Xhiro e parë e sezonit të ri i Superligës së Basketbollit të Kosovës 2022/23 nis më 10 shtator, ndërsa përballja e parë e SIGAL Prishtinës do të jetë ajo përballë Pejës.

LEXO EDHELIGA UNIKE/ Ponari: Kritikat na kanë ndihmuar të ecim më shumë

KONTRIBUTI I SIGAL UNIQA Group Austria për Sportin:

Sporti bashkon zemrat dhe promovon një jetë të shëndetshme. Si i tillë, kompania SIGAL UNIQA Group Austria e ka vlerësuar çdo vit, duke kontribuar pothuaj në të gjitha disiplinat e saj.

Prej vitesh SIGAL mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit dhe atë të Baskebollit duke qenë sponsor zyrtar i tyre;

Ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua SIGAL UNIQA Ballkan League falë bashkëpunimit disa-vjeçar me SIGAL UNIQA;

SIGAL ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;

SIGAL ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe ka kontribuar në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

Në atletikë, talentët Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega janë mbështetur financiarisht nga SIGAL UNIQA;

Ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

Aeronautika shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

Motor Fest, Rally Albania; garat me motorë Vespa;

Regatën Lundrimore për fëmijët e fshtatit SOS;

Kampionatin e vollejbollit;

Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

Kampionatin e Çiklizimit;

Konkursin e dancit sportiv;

Biçikletat për policinë e patrullimit në plazhet shqiptare;

Ndërsa do të jetë pranë komuniteteve sportive edhe në të ardhmen… /Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat