27.7 C
Tirana
Tuesday, June 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiReshjet e dendura rrisin vëmendjen ndaj sigurimit nga fatkeqësitë natyrore

Reshjet e dendura rrisin vëmendjen ndaj sigurimit nga fatkeqësitë natyrore

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe probleme në qarkullim, veçanërisht në juglindje të vendit, ku aksi Moglicë–Gramsh është prekur nga rënie masive dheu dhe gurësh.

Nga perspektiva e sigurimeve, ngjarje të tilla rikthejnë në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së pronës nga rreziqet natyrore. Rrëshqitja e tokës mund të mbulohet si risk shtesë në sigurimin e pronës, duke garantuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara në banesa, biznese apo objekte të tjera të siguruara.

Ekspertët e tregut të sigurimeve theksojnë se vlerësimi i riskut gjeologjik dhe historiku i zonës janë elementë kyç për marrjen e mbulimit, ndërsa kostot e sigurimit mbeten relativisht të ulëta krahasuar me dëmet e mundshme që mund të shkaktojnë fatkeqësi të tilla natyrore.

Situata e krijuar në juglindje, por edhe rrëshqitja e raportuar në zonën e Currilave në Durrës, tregojnë se fenomenet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke e kthyer sigurimin e pronës ndaj katastrofave natyrore në një instrument të rëndësishëm financiar për familjet dhe bizneset.

Me vetëm 20 euro shtesë mbi sigurimin e zjarrit, ato do të përfitojnë deri në 50 mijë euro dëmshpërblim nga siguracioni.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat