18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSi të kurohemi falas jashtë Shqipërisë nëse sëmuremi rëndë

Si të kurohemi falas jashtë Shqipërisë nëse sëmuremi rëndë

Në një kohë kur po përballemi me shifra në rritje të infektimeve me COVID 19,  si pasojë edhe e variantit Delta, Shqipëria vijon të ketë shifra të larta edhe sa i përket sëmundjeve serioze, kryesisht ato tumoriale.

Të dhënat tregojnë se 1 në 5 qytetarë shqiptarë diagnostikohet me sëmundje serioze përpara se të arrijë moshën 65 vjeç. Rreth 5500 raste me sëmundje tumorale diagnostikohen çdo vit në popullsinë tonë, ku më i përhapuri rezulton të jetë kanceri i mushkërive kryesisht tek meshkujt i ndjekur nga Kanceri i Gjirit tek femrat.

Problemi më i madh i këtyre sëmundjeve mbetet barra financiare që rëndon familjet shqiptare për tu kuruar si dhe gjetja e mjekëve dhe spitaleve të specializuar për këto sëmundje.

Duket se besimi i qytetarëve shqiptarë tek spitalet në vend është ulur, sepse numri i atyre që shkojnë në spitalet e europës apo të botës për tu kuruar është gjithmonë në rritje.

Nga të dhënat e kompanive të sigurimit që ofrojnë sigurimin e shëndetit privat për qytetarët, rezulton se çdo ditë 4-5 qytetarë u drejtohen kompanive për të kërkuar mbulim të shpenzimeve, për shkak të diagnostikimit me sëmundje të rëndë.

Teksa një pjesë e kompanive u mbulojnë qytetarëve shpenzimet për tu kuruar nga këto sëmundje në spitalet në Shqipëri, kompania lider në tregun e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria duket se është e vetmja kompani e cila ofron sigurim dhe mbulim të shpenzimeve për tu kuruar nga sëmundjet e rënda në çdo spital të botës.

Lexo edhe: Përse na duhet një Sigurim Privat Shëndeti

Sigurimi për sëmundjet e rënda që ofron kompania SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet deri në 1 milion euro në vit dhe i mundëson të siguruarit që të marrë një opinion të dytë për sëmundjen nga mjekët jashtë Shqipërisë si dhe të kurohet në spitalin që ai e zgjedh vetë në Europë apo kudo në botë.

Ky sigurim mbulon edhe shpenzimet për biletën e avionit dhe akomodimin në hotel për një familjar që shoqëron të sëmurin.

Merrni në dorë kontrollin e shëndetit tuaj sepse JETA është e çmuar…

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat