30.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqiptarët, të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë...

Shqiptarët, të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive/ Por të fundit në Sigurimin e tyre

Të dhënat e INSTAT tregojnë se është rritur përqindja e familjeve që kanë statusin pronar dhe të dhënat historike bëjnë me dije se shifra e vitit 2021 është më e larta që nga viti 2014-të.

Janë 93.8% e familjeve të cilat kanë statusin pronar ose janë duke u bërë pronar gjatë vitit 2021, ndërkohë që në vitin 2020 kjo shifër ishte 93.7%.

Nga të dhënat, dilet në përfundim se pjesa më e madhe e banesave janë në pronësi të familjeve, ndërkohë sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë me qira, falas ose e kanë në përdorim banesën zënë rreth 6.2%.

Për një analizë sa me të thelluar ‘Scan Intel’ e ka krahasuar këtë tregues me vendet e Europës. Të qenit pronar ose qiramarrës i një prone është diçka që ndryshon ndjeshëm midis shteteve të Bashkimit Europian.

Bashkimin Evropian, në vitin 2021, 69.9% e popullsisë jetonte në një familje që zotëronte pronën, ndërsa 31% e mbetur jetonte në banesa me qira.

Nga analiza e të dhënave rezulton se, Rumania dhe Shqipëria janë dy vendet e para në Europë të cilat kanë përqindjen më të lartë të personave që kanë status pronësie.

Në Rumani janë 95.3% e familjeve të cilët kanë statusin pronar, ndërkohë që 4.7% rezultojnë të jenë me qira. Sllovakia, Hungaria dhe Mali i Zi ndjekin në renditje me përqindjet më të larta të pronësisë.

Të jetosh në një shtëpi ose banesë me qira nuk ndryshon vetëm në varësi të shteteve, por gjithashtu ndryshon edhe në varësi të shkallës së urbanizimit, përkatësisht nëse jeton në një qytet apo zonë rurale. Nga ana tjetër, nëse shohim të dhënat vihet re se përqindjen më të lartë të pronësisë e kanë ato vende të cilat vijnë nga regjimet totalitare, pra vende të cilat piskologjikisht janë të lidhura ngushtë me pronën.

Gjithashtu në analizën e këtij treguesi për Shqipërinë nuk mund të mos përmendim edhe informalitetin e lartë sa i përket deklarimit të personave të cilët jetojnë me qira, çka mund të ketë peshë në paraqitjen e këtyre shifrave.

Sigurimet e Pronës/ Shqipëria vend me risk të lartë nga katastrofat natyrore por kemi nivelin më të ulët të sigurimit në rajon

Edhe pse Shqipëria rënditet mes shteteve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, vendi ynë vijon të jetë i fundit në Evropë sa i përket shpezimeve mesatare për frymë për sigurime.

Sikur të mos mjaftonin përmbytjet e përvitshme, zjarret e përhershme, aksidentet me bombolat e gazit që sa vijnë dhe shpeshtohen apo tërmetet tragjike të vitit 2019, shqiptarët vijojnë të jenë të pandërgjegjësuar mbi rëndësinë e të qënurit të siguruar.

Sipas AMF, rezulton se shpenzimet për Sigurimin e Pronës, shtëpi apo biznes, gjatë 9-mujorit 2023 ka qenë rreth 20,5 milionë Euro. Në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë por sërish jo aty ku duhet.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë deri në 1 janar 2022 ka qenë 2,790,000 banorë çka do të thotë se gjatë 9 muajve të parë të këtij viti një qytetar shqiptar ka shpenzuar vetëm rreth 7,3 Euro për Sigurimin e Pasurisë. Ndërsa vitet e mëparshme ka qenë edhe më e ulët.

Nëse do të ruhet kjo ecuri deri në fund të vitit atëherë shpenzimi vjetor do të jetë pak mbi 10 Euro, shumë larg vendeve të rajonit dhe atyre të Europës.

Mos harrojmë që, Sigurimi i Shtëpisë apo Apartamentit në Shqipëri kushton duke nisur nga 5,000 Lekë në vit ose ose vetëm 13,7 Lekë në ditë.

LEXO EDHESigurimi i Pronës, sot më i rëndësishëm se kurrë/ AMF: SIGAL UNIQA, më e besuara nga shqiptarët

Ndaj, teksa shpenzoni vite të tëra pune për të blerë një banesë, gjëja e parë që duhet të dëni është Sigurimi i saj.

Shqipëria, ashtu si e gjithë bota, po kalon momente të vështira edhe për shkak të ndryshimeve klimatike ku rreziqet mbi pasuritë tona shtohen vazhdimisht, ndaj mbrojtja më e mirë financiare që mund të kemi është Sigurimi i Pronës.

Çfarë mbulon Sigurimi i Pronës nga Zjarri?

Ky siguracion mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh, si:

Energjia elektrike;

Shpërthimet e gazit;

Zjarri i shkaktuar nga rrufeja;

Zjarri i ardhur nga fqinji

Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulime nga rreziqe shtesë, si:

Tërmeti

Breshëri

Përmbytja

Stuhia, etj

Sot, këtë produkt shumë të rëndësishëm, ju mund ta blini në çdo degë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj por edhe Online, në pak minuta, në sigal.com.al.

Mbroni investimin tuaj më të rëndësishëm: shtëpi apoapartament nga rreziqet që e kërcënojnë atë dhe vijoni përditshmërinë tuaj të qetë pasi në çdo rast dëmi kompania e sigurimit ju dëmshpërblen…

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat