5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëri-Ukrainë/ Rrugët që do të jenë të bllokuara

Shqipëri-Ukrainë/ Rrugët që do të jenë të bllokuara

Policia e Shtetit ka vendosur një plan masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Ukrainë.

 

Kjo sfidë do të luhet ditën e sotme, në orën 20:45, në Tiranë.

 

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë ditës së sotme, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

 

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

 

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

 

• Rruga “Papa Gjon Pali II”;

 

• Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

 

• Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

 

• Rruga “Themistokli Gërmenji”;

 

• Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

 

• Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

 

• Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

 

• Rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

 

• Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

 

LEXO EDHESot sfida me Ukrainën/ Kreu i grupit, rënia dhe faza “play-off”, të gjithë skenarët e Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat