19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreShqipëri-Moldavi/ Sylvinho: Duam tre pikët, me një lojë të bukur

Shqipëri-Moldavi/ Sylvinho: Duam tre pikët, me një lojë të bukur

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho është gati për duelin debutues në stadiumin kombëtar “Air Albania”,  më 17 Qershor përballë Moldavisë, një sfidë tepër vendimtare për fatin e kuqezinjve në kualifikueset e “Euro2024”.

LEXO EDHE: Shqipëri-Moldavi më 17 Qershor/ Ja mundësia e artë për të fituar bileta falas

“Është një ndjesi shumë e bukur dhe mezi e pres. Nuk e shikoj si presion debutimin tim para tifozëve shqiptarë. Unë kur shikoj atë stadium të bukur mezi pres që të futem në fushë dhe të shijoj ndeshjen, sidomos përballë tifozëve shqiptarë. Jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje mjaft të bukur. Ne do të punojmë shumë për të luajtur me zemër dhe më dëshirë të madhe për të marrë tre pikët me një lojë të bukur”.

Forma e treguar nga lojtarët në javët e fundit ka ndihmuar brazilianin dhe stafin e tij për të përpiluar listën e të grumbulluarve. Para mediave, Sylvinho ka pranuar se nuk ka rëndësi se ku aktivizohen, por ajo që kanë dhënë në fushën e blertë.

Sigurisht që kemi moment delikat sepse është fund sezoni dhe lojtarët janë të ngarkuar. Kjo është pjesë e punës dhe kam folur e kam takuar shumë lojtarë. Është situatë ku grupi duhet menaxhuar sa më mirë. Duhet menaxhuar intensiteti që lojtari të japë 100% në fushë dhe prandaj kemi zgjedhur 26 lojtarë. Duhet menaxhim i mirë pasi kemi moment delikat. Ne përgatisim listën duke pasur parasysh lojtarët që janë më në formë. Për mua dhe stafin tim nuk ka rëndësi se ku luajnë lojtarët e mi. E rëndësishme është ekuilibri i grupit”.

LEXO EDHE: “Një nga partnerët tanë më besnikë”/ SIGAL UNIQA vlerësohet nga Federata Shqiptare e Futbollit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat