10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpërthimi i bombolës le pa shtëpi familjen në Belsh/ Po ti ç'pret?...

Shpërthimi i bombolës le pa shtëpi familjen në Belsh/ Po ti ç’pret? SIGUROHU!

Bombolat e gazit janë shndërruar në një problem real për jetën e shumë qytetarëve në Shqipëri.

Shpërthimet e shumta të ndodhura kohët e fundit i kanë kthyer këto mjete në mina me sahat, që po marrin edhe jetë njerëzish (siç ishte rasti tragjik në Velipojë).

Por edhe kur nuk ka humbje në jetë njerëzish, sërish nuk mungojnë rastet kur ka dëme të konsiderueshme materiale.

Familja e Sali Kishtës, nga Dragoti i Belshit prej 20 ditësh jeton në çadër.

Ishte shpërthimi i bombolës së gazit, që i vuri flakës shtëpisë. Në momentin që shpërtheu bombola e gazit në shtëpia ishte djali i shtëpisë 12 vjeç dhe vajza 3 vjeç fatmirësisht flakët e zjarrit preken vetëm shtëpinë dhe jo fëmijët.

“Kur shpërtheu bombola e gazit ku ishe? Këtu bashkë me motrën dhe gjyshin. Gjyshi ishte tek bombola e gazit, më kërkoi një copë ia dhashë e hodhi përsipër dhe shpërtheu. U dogj çdo gjë. Unë dua një shtëpi, po vjen dimri, shkolla do të fillojë nuk dua të shkoj në çadër” , tha Sali Kishta.

Familjes Kishta këtë vit do t’i duhet të jetojë vetëm me 5 mijë lekëshin e ndihmës ekonomike. Prodhimi bujqësor ishte tepër i dobët për shkak të thatësirës.

Po shoh që kë shembur muret ke para që t’i bësh nga e para? Jo, nuk kam pres të më ndihmojë shteti. Çfarë pune bën? Nuk kam jam në punë. Po në bujqësi? Ku ka bujqësia ja kam mbjell rrush dhe ullinj, rrushin nuk e shes dot se është tharë nuk kemi sistem vaditës”, tha ai.

Rezarta nëna e dy fëmijëve thotë se edhe pse kanë qenë të varfër kurrë nuk i kanë zgjatur dorën dikujt, por sot që janë mesin e 4 rrugëve ajo kërkon ndihmë.

“Ne më përpara ishim të varfër, por të patën kishim shtëpinë. Kërkoj ndihmë ju lutem më ndihmoi të futëm në shtëpi”, tha ajo.

Duke parë ngjarjet e shpeshta që kanë ndodhur me shpërthimet e bombulave të gazit, shoqëruar me dëme të shumta në njerëz dhe materiale, ne kemi apeluar gjithmonë tek qytetarët që të sigurohen.

Jeta, shëndeti dhe prona janë asetet tona më të çmuara dhe themelet tona. Të kesh një sigurim për banesën apo apartamentin do të thotë se, ju do të keni një rrjetë sigurie për t’ju mbrojtur nëse rast se ndodh diçka e papritur, qofshin këto dëmtime të vetë pronës suaj, por edhe të përgjegjësive tuaja ndaj palëve të treta. Bizneset gjithashtu kanë nevojë për sigurimin e biznesit për t’i ndihmuar ata që të mbulojnë kostot e lidhura me dëmtimin e pronës dhe me përgjegjësitë. Pa sigurimin e biznesit, pronarët e bizneseve jo vetëm që janë tërësisht të ekspozuar dhe vulnerabël ndaj çdo të papriture që mund të ndodhë, por atyre do t’ju duhet që të paguajnë para nga xhepi për dëmtimet e kushtueshme dhe paditë/dëmtimet për palët e treta. Prandaj për të qenë kurdoherë të mbrojtur, sigurimi është një domosdoshmëri.

Panvarësisht se, sigurimi i pergjëgjësisë ligjore të tregtuesve të gazit apo bizneset që perdorin bombola gazi është i detyrueshëm me ligj, shumë pak janë kompanitë apo bizneset të cilat e sigurojnë këtë përgjegjësi.

Në çdo rast, për të qenë të siguruar dhe të mbrojtur 360 gradë, sigurimi i pronës kombinohet me sigurimin e përgjegjësisë, sigurimin e shëndetit individual dhe të familjes, me sigurimin e punonjësve nga aksidenteve, me sigurimin e automjeteve etj.

Çfarë është sigurimi nga shpërthimet?

Sigurimi nga shpërthimet i referohet mbulimit me sigurim duke mbuluar pronën tuaj nga humbjet që mund të vijnë si pasojë e shpërthimeve apo reaksioneve kimike që prodhojnë nxehtësi, dritë, zhurmë, dhe një valë goditëse – që ndryshe ne e njohim si shpërthim. Zakonisht ky sigurim është pjesë e procesit të marrjes në sigurim të policës së zjarrit, por kjo varet nga sigurimi dhe polica specifike që ju do të zgjidhni.

Çfarë konsiderohet eksplozion (shpërthim) sipas Kushteve të Policave të Sigurimit?

Eksplozion konsiderohet një çlirim i papritur i energjisë i shkaktuar nga forca e gazrave ose avujve në përpjekje për zgjerim. Shpërthimi i një ene (ngrohëse, tubacione, etj.) do të merret në konsideratë si i tillë në se pareti i enës është dëmtuar në atë shkallë që bën të mundur barazimin e papritur të presionit brenda dhe jashte enës. Në se shkak për shpërthimin brenda enës është një reaksion kimik, atëhere do të dëmshpërblehet çdo dëmtim i enës, edhe në se paretet e saj nuk janë shkatërruar.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA?

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron sigurimin(et) që mbrojne asetet Tuaja si dhe ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje me pretendimet për demet e shkaktuara ndaj palëve te treta. Ne do të jemi partneri juaj për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse, duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:

➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Pronës:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/

➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Përgjegjësisë:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Punonjësve nga Aksidentet:

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/

➡Për të mësuar më shumë për Sigurimin e Automjeteve:

https://sigal.com.al/merr-cmim/

➡MERR NJË OFERTË PËR SIGURIMIN E BIZNESIT NË👇:

[email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat