13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeShpërthen zjarri në një fabrikë me kimikate në Itali, kryebashkiaku thirrje emergjence...

Shpërthen zjarri në një fabrikë me kimikate në Itali, kryebashkiaku thirrje emergjence për banorët

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar ditën e sotme në Novara të Italisë në fabrikën “Kemi”, e cila përpunon tretës kimikë.

Tymi ka mbuluar gjithë zonën. E gjithë zona industriale e San Pietro Mosezzo është evakuuar. Ekipet e ARPA (Agjencia Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit) janë në vendngjarj, zjarrfikësit dhe 118 autoambulanca.

Mediat italiane bëjnë me dije se në momentin që shpërtheu zjarri 30 punonjës ishin në punë, të cilët arritën të largohen pa marrë dëmtime.

Alessandro Canelli, kryebashkiaku i Novarës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe dyer e dritare t’i mbajnë të mbyllura për shkak se tymi mund të krijojë probleme shëndetësore dhe mjedisore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat