Që kur shpërtheu për herë të parë në 1994 e deri më sot vullkani më i madh në Meksikë ka shkaktuar panik tek banorët. Këtë herë re të mëdha hiri janë shpërndarë nëpër qytete ndaj autoritetet kanë paralajmëruar miliona njerëz për një evakuim të mundshëm.
Vullkani Popocatepetl, në qendër të Meksikës ka shpërndarë shtëllunga të mëdha hiri, të cilat kanë lëvizur me shpejtësi të lartë mbi disa qytete.
Miliona njerëz janë paralajmëruar të përgatiten për një evakuim të mundshëm pas rritjes së aktivitetit të kësij vullkani aktiv, i cili konsiderohet si më i rrezikshmi atje.
Flutrimet ne Mexico City janë pëzulluar dhe autoritetet kanë mbyllur shkollat në dhjetëra komuna.
Rreth 25 milionë njerëz jetojnë në një rreze prej 60 miljesh nga vullkani, i cili ndodhet midis Morelos, Puebla dhe Mexico City.
Koordinata Kombëtare e Mbrojtjes Civile e rriti nivelin e kërcënimit vullkanik në “fazën e 3-të”, e cila u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilent.
Aeroporti Ndërkombëtar Benito Juárez i Mexico City u mbyll përkohësisht të shtunën dhe disa fluturime u vonuan të hënën për shkak të pranisë së hirit vullkanik, sipas autoriteteve të aeroportit.
Ambasada amerikane në Meksikë lëshoi një paralajmërim më herët duke thënë se vullkani Popocatépetl ka shfaqur aktivitet të shtuar që nga 15 maji, duke regjistruar qindra dridhje dhe nxjerrje tymi e hiri.
Vullkani kishte qenë i fjetur për dekada derisa shpërtheu në vitin 1994. Që atëherë, zhurmat që vijnë prej tij janë bërë pjesë e jetës së përditshme për banorët.