12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeShpërthen vullkani në ishujt Kanarie, llava merr përpara dhjetra shtëpi

Shpërthen vullkani në ishujt Kanarie, llava merr përpara dhjetra shtëpi

Vullkani Kubre Vieha me vendndodhje në ishullin La Palma ka shpërthyer mbrëmjen e të dielës duke shkaktuar panik.

Sipas mediave vendase, teksa ende nuk janë mbushur 24 orë nga shpërthimi i vullkanit në ishujt Kanarie, llava e rrëmbyeshme ka përpirë 20 shtëpi.

Banorët e zonës janë alarmuar, ndërkohë që ka nisur evakuimi i tyre.

Video të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet pamja tronditëse nga vendngjarja. Dëshmitarët okularë kanë thënë se tymi dhe llava shpërtheu qindra metra lart, teksa lumenjtë e llavës janë drejtuar drej Oqeanit Atlantik.

Autoritetet lokale kanë evakuuar rreth 5,000 banorë nga katër fshatra, përfshirë El Paso dhe Los Lianos de Aridane.

Sipas Presidentit të Ishujve Kanarie Angel Victor Torres, banorët e fshatrave tjerë nuk do të duhet të lëvizin nga shtëpitë e tyre.

Aktualisht nuk raportohen të plagosur apo viktima nga shpërthimi vullkanik.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat