Me një mesazh të shpërndarë sot në rrjetet e veta sociale, Shoqata e Siguruesve sjell në vëmendje se koha për udhëtime, pushime dhe aventura ka ardhur.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë radhit disa nga sigurimet më të rëndësishme, që nuk duhen harruar gjatë sezonit veror:
Kartonin Jeshil, i cili është i domosdoshëm për të udhëtuar me automjetet jashtë Shqipërisë, që garanton mbulimin e sigurimit të mjetit në vendet pjesëmarrëse.
Polica Kufitare, zgjidhja praktike për automjetet, që hyjnë në territorin shqiptar pa sigurim të vlefshëm ndërkombëtar.
Sigurimi i Banesës, mbrojtja e shtëpisë nga dëmet e mundshme si zjarri, përmbytjet apo ngjarje të tjera të papritura gjatë kohës që jeni me pushime.
“Shijoni verën me qetësi dhe siguri për veten, familjen dhe pasurinë tuaj. Informohuni pranë kompanive të sigurimit anëtare të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë”, ishte mesazhi i Shoqatës.




