13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShmangen pagesat cash/ Pensionet dhe ndihma ekonomike, vetëm në bankë

Shmangen pagesat cash/ Pensionet dhe ndihma ekonomike, vetëm në bankë

Qeveria synon që Shqipëria të arrijë një raport të llogarive bankare për qytetarët e  rritur në 70% deri në fund të vitit 2023.

Një ndër reformat e parashikuara në draft programin e reformave ekonomike  2022-2024, e cila është hedhur për konsultim publik, është modernizimi i instrumenteve të pagesave me vlerë të vogël.

Objektivi kryesor i Strategjisë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël është që të promovojë përdorimin e shpeshtë të instrumenteve të pagesave modernë në të gjithë vendin, me qëllimin për të arritur 10 pagesa jo cash për person deri në fund të vitit 2023 dhe për këtë synohen që të hartohet dhe zbatohet legjislacioni përkatës.

Sipas draftit,  një projektligj “mbi llogarinë e pagesave” është përfunduar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2021, që synon arritjen e një shkalle të volumeve të pagesave duke përcaktuar kriteret për përdorimin e një “llogarie bazë” e cila nuk ka kosto, ose një kosto të ulët për mbajtësin.

Si e tillë, kjo do të ndihmojë, përtej segmenteve të tjera të tregut, edhe qeverinë që të përdorë produktet e “llogarisë bazë” për të zgjeruar pagesat e saj, duke përfshirë pensionet dhe asistencat e papunësisë.

Në këtë mënyrë krijohen parakushtet për të përfshirë financiarisht edhe popullsinë që mer pagesat e sigurimeve shoqërore, pensionistët dhe studentët, duke llogaritur që nuk do të përballen me kosto në “llogarinë bazë”.

Në këtë pikë, rekomandimi kryesor të raportit mbi dixhitalizimin e pagesave të qeverisë është që Instituti i Sigurimeve Shoqërore  të migrojë të gjitha pagesat për pensione dhe pagesa të tjera sociale nga pagesa në formë cash-i në transferta elektronike në llogaritë e përfituesve, ku llogaritë të kenë kosto të ulëta ose asnjë kosto për pensionistët (e ngjashme më llogaritë e pagave, ose llogarisë bazë).

Po ashtu, rekomandohet që programet e asistencës sociale që nënkuptojnë shpërndarjen periodike monetare për përfituesit të kryhen nëpërmjet llogarive të përfituesve në banka apo nëpërmjet produkteve të tjera të sistemeve të pagesave dhe jo cash sikurse shpërndahet aktualisht.

Të dyja këto rekomandime pritet të realizohen përmes zbatimit të ligjit mbi shërbimet e pagesave.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat