15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShifrat vjetore sipas zonave/ Sa qumësht prodhohet në Shqipëri? Sa është numri...

Shifrat vjetore sipas zonave/ Sa qumësht prodhohet në Shqipëri? Sa është numri i gjedhëve?

Sipas INSTAT numri i gjedhëve ka shënuar një rënie gjatë vitit 2020 me 12.76 % ndërsa përqendrimi më i madh i tyre ka qenë në qarkun e Fierit dhe në qarkun e Korçës.

Sipas shifrave të publikuara prodhimi i qumështit në vitin 2020 ka qenë 1,05 milionë tonë, duke shënuar një rënie me 5,39 %, në krahasim me vitin 2019 ndërsa struktura e prodhimit të qumështit, referuar vitit 2020 është qumësht lope 85,28 %, qumësht dele 7,10 % dhe qumësht dhie me 7,62 %.

Në informacionin e publikuar nga INSTAT gjatë vitit 2020, prodhimi i qumështit nga lopët ka qenë 897.349 tonë, ose 5,20 % më pak, krahasuar me 2019 ndërsa rendimenti mesatar vjetor i qumështit në nivel vendi në 2020 është 3.028 kg për krerë duke u rritur me 1,56 %, krahasuar me 2019.

Nga ana tjetër prodhimi qumështit nga delet, për vitin 2020, ka pësuar rënie me 8,60 %, krahasuar me vitin 2019 ndërsa rendimenti mesatar vjetor, në nivel vendi i qumështit të deles është 65 kg për krerë duke shënuar rritje me 2,88 %, krahasuar me vitin 2019.

Sipas të dhënave prodhimi qumështit nga dhitë në 2020 është 4,49 % më i ulët se një vit më parë ndërsa rendimenti mesatar vjetor i qumështit nga dhitë në nivel vendi është rreth 126 kg për krerë duke shënuar rënie me 0,28 %, krahasuar me vitin 2019.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat