2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShenja helmimi, përfundojnë në spital 9 punonjës të një fabrike ulliri në...

Shenja helmimi, përfundojnë në spital 9 punonjës të një fabrike ulliri në Fier

Nëntë persona janë paraqitur në spitalin Rajonal të Fierit, me dyshime helmimi. Në një njoftim paraprak, policia bën me dije  se në spital janë paraqitur 9 gra, të cilët punojnë në një fabrikë përpunim ullinjsh.

Sipas Policisë, nga verifikimet paraprake, dyshohet se helmimi i tyre ka ardhur si pasojë e një reaksioni të shkaktuar nga produkti aromatizues (parfum) i përdorur nga njëra prej këtyre shtetasve.

AKSIDENTET NË PUNË

Përgjatë vitit 2021, 32 punonjës kanë humbur jetën si shkak i aksidenteve në punë.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës, në 77% të punëmarrësve të aksidentuar, shkaqet lidhen drejtpërdrejtë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Punonjësit në ndërtim dhe miniera mbeten më të rrezikuarit në vendin e punës, por nuk mbeten pas as sektorë të tjerë të ekonomisë.

SIGURIMI NGA AKSIDENTET

Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit e afërt, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së pacientit.

Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.

Sigurimi nga Aksidentet për Punonjësit, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

Humbje jete në rast aksidenti

Paaftësi e përhershme në rast aksidenti

Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)

Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

Të gjitha bizneseve (P.sh, Ndërtim, Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)

Të gjithë individëve (P.sh, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer)

Përfitimet kryesore:

Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti

Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete

Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit

Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi

Ky sigurim mbulon:

Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë

Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat