13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSHBA goditet nga një valë ekstreme e të nxehtit

SHBA goditet nga një valë ekstreme e të nxehtit

Një valë vdekjeprurëse e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Temperaturat kanë arritur mbi 45 gradë Celsius, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar për të shmangur daljet pasi i nxehti pritet të intensifikohet.

“Ka një valë të nxehtë mjaft intensive me temperatura më të larta se normalja, më të larta se ato të regjistruara vitet e fundit. Temperaturat e larta krijojnë ndryshime në shëndetin tonë. Në orën 10 dhe 16 veçanërisht regjistrohen valët më intensive të të nxehtit dhe kjo shkakton dehidratim”.

Ministria e Shëndetësisë në Meksikë raporton se 112 njerëz kanë vdekur për shkak të valës të nxehtit të nga 19 marsi deri më 24 qershor. Ndërsa 62 milionë njerëz në SHBA janë nën alarmin e nxehtësisë.

Shteti më i prekur është Nuevo Leon, ku kanë vdekur 64 persona dhe 73 për qind viktimat ishin të moshës 65 vjeç e lart.

Janë raportuar mbi 1,559 raste të goditjes nga nxehtësia, dehidratimi dhe sëmundje të tjera të lidhura me nxehtësinë.

LEXO EDHE: Si të ruajmë shëndetin tonë gjatë stinës së nxehtë të verës

Në qytetin meksikan Ciudad Juarez, autoritetet lokale kanë vënë në dispozicion ekipe mjekësh për t’u kujdesur për njerëzit që vuajnë nga goditja e nxehtësisë. Në anën tjetër të kufirit, Patrulla Kufitare e SHBA-së ka vendosur 16 stacione ndihme në shkretëtirën Marfa në Teksas, në mënyrë që emigrantët që kalojnë në territorin amerikan të marrin ndihmën në rast urgjence.

Autoritetet meteorologjike meksikane parashikojnë se vendi mund të përballet me një tjetër valë të nxehti përvëluese në korrik.

Valë të nxehti, temperatura rekord, zjarre… Ende të pandërgjegjësuar për Sigurimin e Shëndetit dhe Pronës

Valë të nxehti, temperatura rekord, zjarre, përmbytje. Të gjitha këto fenomene i kanë kushtuar botës shumë shtrenjtë.

Në 50 vitet e fundit, 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga fatkeqësitë natyrore të nxitura nga ndryshimet klimatike, sipas OKB-së. Ndërsa më shumë se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.

Numri i këtyre fenomeneve natyrore është rritur me pesë herë gjatë një gjysmë shekulli duke i kushtuar botës humbje në vlerë 3.64 trilionë dollarë.

LEXO EDHE10 fatkeqësitë më të mëdha klimatike gjatë vitit 2021, kushtuan 170 miliardë dollarë

SHQIPËRIA, SHTETI MË I RREZIKUAR NGA KATASTROFAT NË EUROPË

Por kujdes duhet të tregojë edhe Shqipëria, i cili, sipas raporteve më të fundit është konsideruar si shteti më i rrezikuar nga katastrofat në Europë.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Evropën arrin në 5.2.

SHQIPTARËT, NIVELIN MË TË ULËT TË SIGURIMEVE PËR FRYMË

Por pavarësisht paralajmërimeve dhe asaj çfarë po ndodh në Europë dhe botë, shqiptarët vijojnë të kenë nivelin më të ulët të sigurimeve për frymë në rajon dhe kontinent.

“Sigurimet janë një shërbim që i duan të gjithë por askush nuk ka dëshirë ti blejë. Të gjithë thonë duhet, por të gjithë këta thonë pasi ndodh ngjarja. Vetëm 55 euro për frymë është konsumi për produkte sigurimi, ndërsa tani pas zjarreve që ndodhën në zona të ndryshme të Shqipërisë dëmtimet kanë qenë shumë më të mëdha.

As unë nuk e dua që të ketë sigurime të detyrueshme. Njerëzit duhet të jenë të lirë të zgjedhin atë që duan dhe të mbulohen për ato çfarë duan”, do të shprehej në një intervistë televizive Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.

E dimë se çfarë nuk është në dorën tonë por të paktën le të bëjmë atë që është në dorën tonë! TË SIGUROJMË PRONËN DHE SHËNDETIN…

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet dhe fenomene të tjera natyore.

Sigurimi i shtëpisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

Sigurimi i biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-dyqanit-magazines/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson që Sigurimet e Pasurisë dhe Shëndetit ti blini edhe ONLINE, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Ju mjafton një celular ose laptop, internet dhe në pak minuta siguracioni që ju nevojitet vjen tek ju.

LEXO EDHEÇfarë mbulon Sigurimi i Shtëpisë?

Merr një ofertë tani duke shkruar në:

WhatsApp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat