11.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSfidat 2023, më të ashpra se ato të 2022

Sfidat 2023, më të ashpra se ato të 2022

Nga Enio Jaço

Realiteti global afatshkurtër është i ashpër. “Presim që një e treta e ekonomisë botërore të hyjë në recesion” thotë përfaqësuesja e FMN, Georgieva. Sipas saj edhe për vendet që nuk janë në recesion: “Do të ndihet si recesion për qindra miliona njerëz.”

Aresyeja është se tre ekonomitë më të mëdha botërore, Amerika, Europa dhe Kina po ngadalësohen njëkohësisht. Ndërsa SHBA mund të shmangë një recesion të mundshëm, situata duket më e zymtë në Evropë, e cila është goditur rëndë nga lufta në Ukrainë. “Gjysma e Bashkimit Evropian pritet të jetë në recesion”, shtoi Georgieva.

Por efektet e recesionit janë domino. Dhe nën ethet e këtij paralajmërimi – Shqipëria është ndër vendet vulnerabël, përfshirë dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Katër kërcënime i shigjetohen Shqipërisë. Së pari, vijimi i emigracionit – njerëzit në mungesë të mundësive do vijojnë t’i kërkojnë ato gjithnjë e më shumë jashtë vendit. Nuk ka arsye thelbësore që ky trend do ndryshojë. Së dyti, inflacioni – megjithëse ai global po frenohet – pritet të vijojë të jetë i ndjeshëm duke shkaktuar efekte sidomos në shtresat sociale vulnerabël. Së treti, kriza energjëtike po trondit balancat e përfitueshmërisë për disa biznese, duke vënë në dyshim planet e investimeve. Së fundmi, sfidat gjeopolitike rajonale dhe vështirësia që Kosova me Serbinë po tregojnë për arritjen e një marrëveshje, do vijojë të ngadalësojë tregtinë rajonale dhe shansin për një progres të shpejtë Ballkanik ‘në bllok’ drejt Europës.

Por jo çdo gjë është e zymtë. Shqipëria mund të përfitojë investime dhe rritje ekonomike nga dy momente.

Së pari, negociatat e sapo-hapura me BE, ofrojnë një shans unik për të adaptuar një kornizë reformash strukturore që do sillnin akses në $Milliona fonde dhe ‘ripërtërim’ të aftësive profesionale. Por që të ndodhi ka nevojë për një vullnet real për t’u transformuar.

Së dyti, konfliktet globale gjeopolitike po detyrojnë kompanitë perëndimore multinacionale të kërkojnë për tregje të reja prodhimi. Por që të përfitojë Shqipëria ka nevojë të përmirësojë ofertën e prodhimit, e cila deri tani është fokusuar vetëm në ‘çmim të ulët’. Dhe që ta bëjë këtë me sukses, si gjithmonë ka nevojë për një partneritet të mirëfilltë të administratës publike me sektorin privat.

2023 do e testojë realisht këtë mundësi.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat