15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL UNIQA do të vazhdojë të jetë këtu për t’ju shërbyer, për...

SIGAL UNIQA do të vazhdojë të jetë këtu për t’ju shërbyer, për t’ju ofruar siguri, mbrojtje financiare dhe komoditet

“Gëzuar! Qoftë një vit i mbarë! Me begati dhe shëndet”.

Me këto urime nisi dita e parë e punës për vitin 2023 në SIGAL UNIQA Group Austria.

Punonjës të relaksuar nga pushimet e fundvitit por të motivuar për të vijuar edhe gjatë këtij viti misionin e përditshëm:  gjithmonë pranë klientëve përmes zgjidhjeve të shpejta, të sigurta dhe të thjeshta për të ofruar siguri, mbrojtje dhe komoditet maksimale për pronën, biznesin e shëndetin e gjithkujt.

SIGAL UNIQA sot është kompani me standarte tërësisht europiane, e cila i shërben me përkushtim klientëve, qytetarëve, komunitetit, u shërben atyre me të cilët ne shkëmbehemi në rrugë, atyre që sapo dalim nga shtëpia dhe u themi mirëmëngjes, atyre me të cilët ndajmë qytetet, atyre me të cilët ndajmë vlerat dhe jetën tonë të përditshme.

Çdo ditë punojmë, rritemi, ecim përpara, zgjerojmë partnerët, stafin, miqësitë, shndërrohemi në një familje. Sepse çdo klient i SIGAL UNIQA, i vogël apo i madh, është pjesë e familjes sonë të madhe që sot numëron mbi 1 milion anëtarë.

Mirënjohja dhe falënderimi ndaj klientëve duhet të thuhet edhe me vepra. Dhe SIGAL UNIQA këtë nuk e bën vetëm sot, por që nga fillimi i aktivitetit të tij.

Duke mbajtur fjalën e dhënë tek çdo klient e duke u përpjekur çdo ditë për të ofruar një shërbim sa më bashkëhoro dhe cilësor.

Që prej shkurtit 1999 SIGAL UNIQA ka paguar miliona euro dëme, duke qenë kontribues të heshtur por fjalëmbajtës.

SIGAL ka kontribuar në art, kulturë, trashëgimi kombëtare, në të gjitha disiplinat e sportit, në promovimin e Shqipërisë, në zhvillimin social dhe ekonomik në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ka realizuar vepra të cilat u shërbejnë qytetarëve.

Ka ngritur peshë zemrat e mijëra qytetarëve shqiptarë në veprimtaritë e sponsorizuara brenda e jashtë kontinentit.

SIGAL di të jetë gjithmonë pranë të gjithëve ndaj edhe këtë vit Klinika Lëvizëse “SIGAL UNIQA Vital Truck” do të vizitojë zona të ndryshme të vendit për të ofruar falas vizita dhe ekzaminime mjekësore. Sepse SIGAL UNIQA beson fort se, për të patur një biznes të suksesshëm duhet të kesh fillimisht një shoqëri të suksesshme.

LEXO EDHE: “Komuniteti ynë, një komunitet solidariteti”/ CEO i “UNIQA” mesazh falenderimi dhe motivimi në këtë fillimviti

SIGAL e nisi rrugëtimin me pak njerëz, por sot numëron mbi 2100 punonjës e mbi 1 milion klientë.

Në SIGAL UNIQA janë të vetëdijshëm se na pret përpara një vit intensiv, me projekte dhe ide të reja e mbi të gjitha me klientë që pritet të shtohen dhe që duan një shërbim profesional.

Ndaj kompania, ashtu siç ka bërë edhe gjatë 24 viteve, edhe gjatë 2023 premton se do të jetë pranë çdo klienti në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për ti shërbyer me profesionalizëm, për të ofruar produktet më novatore dhe të mira të sigurimit dhe për të dhuruar sa më shumë siguri, mbrojtje dhe qetësi mendore.

Për të qenë në një kohë me zhvillimin e teknologjisë dhe në një hap me simotrat në Evropë dhe Botë, SIGAL UNIQA gjatë vitit 2023 do të japë jo vetëm mundësinë që çdo produkt Sigurimi ta blini nga celulari juaj por do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për të blerë pranë kësaj kompanie atë që në tregun rajonal askush tjetër nuk mund t’jua ofrojë.

Niseni vitin në mënyrën e duhur duke siguruar gjërat më me vlerë që keni dhe më pas mos iu frikësoni asgjëje sepse pas jush qëndron një gjigand si SIGAL UNIQA Group Austria.

 SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat