8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSamiti për Klimën, arrihet marrëveshja historike: Dëmshpërblim për vendet e varfëra

Samiti për Klimën, arrihet marrëveshja historike: Dëmshpërblim për vendet e varfëra

Në orët e para të së dielës u mbyll me një vendim historik për dëmshpërblimin e vendeve të varfra konferenca e 27 e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike e cila u zhvillua në qytetin bregdetar të Sharm el-Sheikh në Egjipt.

Vendimi parashikon kompensimin e të gjitha vendeve te varfra të cilat vuajnë nga ngjarje ekstreme të motit të tilla si thatësirat, përmbytjet dhe valët e të nxehtit.

Këto fenomene janë përkeqësuar nga emetimi i gazrave të dëmshme të tilla si dioksidi i karbonit nga vendet e industrializuara.

Ndërkohë që vendet e varfra, megjithëse luajnë një rol të vogël në ndotjen e atmosferës, e cila ndikon më pas në ngrohjen globale, vuajnë pasojat më të rënda nga ndryshimet klimatike.

Ato kishin bërë presion për 30 vjet që vendet e pasura të ndihmonin të paguanin faturën për “humbjet dhe dëmet” e shkaktuara nga ngrohja globale.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres e mirëpriti vendimin me anë të një postimi në Twitter, por tha që akoma më shumë duhej bërë për të reduktuar në mënyrë drastike emetimet e gazrave të dëmshëm duke filluar që nga sot. Ai i kërkoi të gjitha vendeve në botë që të mos e ngadalësonin luftën e tyre ndaj ndryshimeve klimatike.

Ne mundemi dhe duhet ta fitojmë këtë betejë që ka të bëjë me jetët tona”, shtoi ai.

Konferenca e 27 për ndryshimet klimatike e Kombeve të Bashkuara u mbajt nga data 6 nëntor deri në datën 20 nëntor në Egjipt.

Në të morën pjesë rreth 120 kryetarë shtetesh si dhe kishte 35 mijë pjesëmarrës.

LEXO EDHENdryshimet klimatike/ COP27: Siguruesit dhe risiguruesit evropianë riafirmojnë përkushtimin ndaj synimeve ndërkombëtare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat