19.5 C
Tirana
Monday, September 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSa i shpejtë është interneti në Shqipëri? Jemi të 52-ët në botë....

Sa i shpejtë është interneti në Shqipëri? Jemi të 52-ët në botë. Vlora, qyteti që kryeson

Shqipëria renditet nën mesataren e 108 shteteve të botës për sa i përket shpejtësisë së internetit në celular.

Sipas Indeksit Botëror Speedtest, interneti në Shqipëri paraqitet me një performancë jo shumë të mirë krahasuar me disa prej vendeve të rajonit dhe më gjerë.

Mesatarja botërore e shpejtësisë së internetit në celular është 56.43 megabits për sekond, ndërsa në vendin tonë kjo shpejtësi rezulton 50.04 megabits për sekond, duke u renditur kështu e 52-ta në klasifikimin e Speedtest. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia pozicionohen më lart në këtë klasifikim, me përjashtim të Kosovës që vjen pas Shqipërisë dhe Bosnje Herzegovinës që bën pjesë në njëzetshen e fundit.

Nga 159 vende të përfshira në klasifikim, Shqipëria renditet e 87-ta për sa i takon shpejtësisë së internetit broadband fiks. Konkretisht, rreth 63.61 megabits për sekond është shpejtësia e internetit broadband fiks në Shqipëri, gati 30.32 megabits për sekond më pak se mesatarja botërore. Krahasuar me 5 shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vendi ynë ka performuar më dobët se Serbia dhe Kosova, por kësaj radhe ka lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Cili nga qytetet e Shqipërisë ka shpejtësinë më të lartë të internetit?

Qyteti i Vlorës ka regjistruar shpejtësinë mesatare më të lartë të shkarkimit nga celulari gjatë tremujorit të katërt 2023, me përkatësisht 75.34 megabits për sekond. Në vend të dytë vjen Elbasani me shpejtësi interneti 61.65 megabits për sekond dhe më pas Shkodra, Durrësi e në fund Tirana me vetëm 48.78 Mbps shpejtësi shkarkimi.

Referuar të dhënave zyrtare nga INSTAT, përafërsisht 99% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë përdorur lidhje fikse në internet gjatë vitit të kaluar. Përqindja e ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është gati 84 nga 63% që ishte në vitin 2022, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është pothuajse 37%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat