13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRrjedhe acidi në fabrikën e Coca-Colës, izolohet me urgjencë zona

Rrjedhe acidi në fabrikën e Coca-Colës, izolohet me urgjencë zona

Qindra punëtorë të Coca-Cola janë evakuuar nga fabrika e tyre pas një rrjedhje acidi.

Rreth 200 persona janë larguar ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje mbrëmë.

Rrjedhja e acidit klorhidrik u izolua në fabrikën në Sidcup, Londrën Juglindore, rreth tre orë më vonë.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha: “Zjarrfikësit londinez u përballën me një incident kimik në një fabrikë në Cray Road në Sidcup.

Në uzinë ka pasur rrjedhje të acidit klorhidrik, është izoluar rreth orës 23:30.

Zjarrfikësit kanë qëndruar në vendngjarje gjatë gjithë natës duke bërë kontrolle të kimikateve në ajër.”

Nga incidenti nuk pati të lënduar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat