10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDisa qytete rrezikojnë nga përmbytjet/ Ministri i Mbrojtjes: Jemi afër pikës kritike,...

Disa qytete rrezikojnë nga përmbytjet/ Ministri i Mbrojtjes: Jemi afër pikës kritike, tregoni kujdes!

Reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit kanë shkaktuar përmbytje thuajse në të gjithë vendit.

Disa zona në Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjithashtu për shkak të përmbytjeve është ndërprerë mësimi në 56 shkolla në të gjithë vendin.

LEXO EDHEE para në Europë dhe e 40-ta në botë/ Shqipëria me “rreth të kuq” për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi në një deklaratë për emdiat raporton mbisituaën e përmbytjeve dhe zonave më të prekura.

“Priten reshje të dendura shiu në vend. Lumi Vjosa është pranë niveleve kritike. Ka shtim të përmbytjeve në zonat e Nënshkodrës. Shkarkimet po bëhen në mënyrë të kujdesshme nga KESH. Gjatë ditës së djeshme përmendën dhe shkëputjet e energjisë elektrike. Ka pasur disa ndërprerje në zona të Shkodrës, Kukësit, apo dhe në Korçë. Sa i përket kuotave të lumenjve, Osumi është në rënie. Në Urën e Varur, ky lum është në kuota normale. Drini në Shkodër, është në kuotë normale. Niveli i liqenit të Shkodrës është dhe gjysmë metri nga kuota kritike. Buna ka dalë nga shtrati. Në Lezhë kemi pasur disa vërshime në disa rrugë të qytetit”.

Ndërkaq problematika janë shfaqur dhe në tragetet e linjës Bari-Durrës të cilët janë nisur tetë orë me vonesë. Ndërsa anijet e peshkimit janë të ankoruara pasi janë pezulluar prej 48 orësh.

LEXO EDHEFOTO/ Stuhia bën kërdinë në Korçë, biznese e automjete të dëmtuara/ Nevoja për sigurime më e domosdoshme se kurrë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat