12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet numri i pasagjerëve në porte, trefishohet në aeroport/ Udhëtoni të sigurtë...

Rritet numri i pasagjerëve në porte, trefishohet në aeroport/ Udhëtoni të sigurtë me SIGAL

Çmimet e larta të mallrave po ndikojnë në rënien e volumeve tregtare, sidomos importeve, ndërsa individët duken të “pashqetësuar”, teksa udhëtimet përmes ajrit dhe detit po rriten me ritme të larta, pas kufizimeve të pandemisë.

Rritjen më të fortë e kanë shënuar udhëtimet e pasagjerëve nga ajri që pothuajse janë trefishuar në 6 mujorin e parë të vitit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në krahasim me vitin 2019, që deri tani ishte më i miri për udhëtimet ajrore, janë rritur me 48%.

Rriten ndjeshëm numri i pasagjerëve nga deti, trefishohet nga ajri

Në Qershor 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 103.467 pasagjerë. Krahasuar me Qershor 2021, ky tregues është rritur me 2,5 herë.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 1.221 pasagjerë. Krahasuar me Qershor 2021, ky tregues është ulur me 56,4%.

Në muajin Qershor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 82,7% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Qershor 2022 është 500.512 pasagjerë, duke u rritur me 91,8%, krahasuar me Qershor 2021.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kanë udhëtuar me linjë detare 344.340 pasagjerë, duke u rritur me 75,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 është 2.098.578 pasagjerë, duke u rritur me 2,8 herë, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, që deri tani ishte më i miri për udhëtimet, rritja është 48%.

Por kujdes! Në botë asgjë nuk është falas, e aq më pak spitalet. Edhe për diçka të vogël, siç e quajmë ne rëndom, faturat janë të kripura.

Për këtë arsye, zgjidhja e duhur është Sigurimi “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA, i cili është shpëtimtari i vetëm gjatë udhëtimeve tuaja.

POR ÇFARË MBULON “SIGURIMI SHËNDETI NË UDHËTIM” NGA SIGAL UNIQA?

“Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë shumë të kushtueshme.

Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA sjell produktin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”, i cili ju mbron financiarisht për çdo emergjencë mjekësore jashtë vendit.

Konkretisht, ky siguracion mbulon:

– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë

– Anullim Udhëtimi

– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

– Si dhe Emergjencat dentare

“SHËNDETI NË UDHËTIM”, TASHMË EDHE ONLINE

SIGAL ONLINE është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon, e cila ju mundëson blerjen online të siguracioneve të automjeteve, pronës dhe shëndetit sa më shpejtë dhe hjeshtë dhe duke ruajtur njëkohësisht sigurinë maksimale.

Gjithçka përmes celularit apo laptopit, kurdo dhe kudo, pa patur nevojë të shkosh në një zyrë të SIGAL për të marrë siguracionin e printuar.

LEXO EDHESIGAL ONLINE – Blini siguracionin që ju nevojitet vetëm me një klikim/ Thjesht, shpejt, sigurt…

“Shëndeti në Udhëtim” i besohet SIGAL UNIQA-s

Pak ditë më parë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-qershor 2022.

Sipas këtij raporti, në klasën e sigurimit “Shëndet në Udhëtim“, SIGAL UNIQA Group Austria zinte 66% të tregut.

Por mos harroni! Kur të niseni për pushime merrni me vete edhe “TeleShëndet”, shërbimi që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të ditës.

“TeleShëndet” ju mund ta përdorni gjatë gjithë pushimeve juaja jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, një temperaturë apo alergji, mos shpenzoni dhe harxhoni kohë të gjeni një mjek në shtet ku nuk orientoheni dot.

Aktivizoni “Teleshëndet” ashtu siç aktivizoni shërbimin Roaming dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor në rast nevoje.

LEXO EDHEDiell, det dhe… TeleShëndet

Për çdo pyetje ose paqartësi, kontaktoni:

WhatsApp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat