14.5 C
Tirana
Tuesday, March 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet frikshëm numri i vizitorëve, Muzeu Historik Kombëtar publikon raportet e muajit...

Rritet frikshëm numri i vizitorëve, Muzeu Historik Kombëtar publikon raportet e muajit janar

Muzeu Historik Kombëtar ka bërë publike shifrat e vizitorëve gjatë muajit janar.

Krahasuar me vizitorët e janarit të vitit 2022, ajo janë rritur me 345%.

Gjatë muajit janar, të vitit 2022, Muzeun Historik Kombëtar e kishin vizituar 355 persona në total, ndërkohë që ky fillimviti rezultoi shumë i susksesshëm, me 1578 vizitorë.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe UNOPS, Muzeun Historik Kombëtar e kanë përfshirë në programin EU4Culture, i cili nisi implementimin me mozaikun e fasadës ballore, për të vijuar më tej edhe me vetë godinën e muzeut.

Godina e MHK, një monument i kategorisë II, do të jetë edhe më funksionale për vizitorët, me pavijone të shtuara, që flasin për identitetin tonë kombëtar. Në grupin e punës janë përfshirë edhe specialistë të albanologjisë.

Ekipi që ka realizuar projektin ka pasur në përbërje të tij 31 specialistë të fushave të ndryshme: arkitektë, historianë, arkeologë, etnografë, ikonografë, dizajner etj.

Synimi është që ky muze të ketë më shumë hapësira ekspozitash të përhershme dhe të përkohshme, në mënyrë që muzeu të jetë sa më dinamik; të ketë sa më shumë hapësira edukimi për fëmijë, hapësira për takime, workshope, librari, ambiente për familjen dhe patjetër ambiente të dedikuara për digjitalizimin dhe restaurimin e artefakteve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat