15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRritet çmimi i gazit natyror, Europa përpara krizës energjetike

Rritet çmimi i gazit natyror, Europa përpara krizës energjetike

Komision i Europian pritet të marrë masa të përkohshme për të zbutur krizën energjetike që po merr përmasa kritike.

Ministrat e energjisë të vendeve të BE-së u takuan të mërkurën në Slloveni, të fokusuar te rritja e pandalshme e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit në mes të pandemisë dhe para dimrit.

Vetëm këtë muaj çmimi me shumicë i energjisë në Gjermani është rritur me 50 %, apo me një kosto vjetore shtesë që vlerësohet gati 200 euro.

Spanja ka miratuar një ligj që u merr fitimin kompanive prodhuese për të kompensuar rritjen, ndërsa Italia dhe Franca do të ofrojnë subvencione.

Spanja ka miratuar një ligj që u merr fitimin kompanive prodhuese për të kompensuar rritjen, ndërsa Italia dhe Franca do të ofrojnë subvencione.

Europa e përdor gazin natyror për të mbuluar 20 për qind të burimeve të veta energjetike, por dhjetëra eurodeputetë pretendojnë se është Rusia që po e manipulon tregun me çmime artificiale.

Pretendimin e ndau një ditë më parë edhe sekretarja amerikane për Energjinë, duke akuzuar indirekt Moskën se po e shtyn prodhuesin e saj të gazit, Gazprom, që të ulë prodhimin për kontinentin e vjetër për ta detyruar BE-në të miratojë pa vonesa vënien në jetë të gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”. Gazprom ka thënë se po përmbush vetëm detyrimet kontraktuale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat