17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRriten shtrimet në spitale për janar-gusht 2021/ Mjekët: Sëmundjet e zemrës, pasojat...

Rriten shtrimet në spitale për janar-gusht 2021/ Mjekët: Sëmundjet e zemrës, pasojat më të shpeshta post-Covid-19

Pasojat e pandemisë në përkeqësimin e sëmundjeve të tjera për shkak të vonesave në kurim si dhe efekteve që ka lënë ajo te pacientët që e kaluan virusin, kanë filluar të ndihen, sidomos me problemet kardiake.

Për periudhën janar-gusht në spitale janë shtruar 166,731 pacientë nga sëmundje të ndryshme apo 9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vjet në pandemi spitalet publike pezulluan ndërhyrjet kirurgjikale të programuara, duke operuar vetëm të sëmurët në rastet urgjente.

Në 8-mujorin e 2021 rastet e trajtuara në kardiokirurgji janë rritur 11% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.

Mjeku Ilir Allkja nënvizon se arsyeja e rritjes së ndërhyrjeve kirurgjike në zemër gjatë vitit 2021 është për shkak të problemeve post Covid-19, që duhen trajtuar në kohë.

“Sot gjithë bota po përballet me sfidën e trajtimit të pasojave post Covid-19. Gjithë vendet e Europës i kanë hequr ose po i heqin “doganat” për mjekët, pikërisht që të trajtojnë më mirë njerëzit e tyre. Sëmundja e Covid-19 lë pasoja afatshkurtër dhe afatgjatë në disa sisteme e organe të cilat duhen trajtuar në kohë. Ndër pasojat post-covid janë problemet metabolike dhe ato kardiake , të cilat shpesh çedojnë në probleme dramatike të cilat kanë nevojë për intervene të tilla si bypass-e, e stent-e coronare”, shton mjeku Allkja.

Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë, në këtë periudhë ka një rënie drastike të rasteve të trajtuara nga urgjencat mjekësore. Në raport me 2020 ku u shfaq pandemia e Covid-19, rastet e trajtuara nga urgjencat kanë rënë 88%. Për periudhën janar-gusht 2020 në urgjencat mjekësore janë trajtuar 780,000 raste nga 96,000 që janë trajtuar këtë vit.

Lexo edhe: Covid-19, Omicron, kancer, aksidente… Si të mbrojmë shëndetin në këto kohë të vështira

Mjeku Ilir Allkja pohon se këtë vit shtrimet në spitale janë rritur, pasi gjatë vitit 2020 shumë patologji u lanë ta patrajtuara. “Të tilla ishin sëmundjet e brendshme, metabolike, neurologjike, onkologjike etj. Këto patologji jo vetëm që u mbartën në vitin 2021 por edhe u përkeqësuan duke kërkuar trajtime të avancuara nëpër spitale”.

Për rënien e lartë të numrit të rasteve mjekësore të trajtuara nga urgjencat, arsyet sipas mjekut Allkja janë nga frika e infektimeve dhe për këtë arsye shqiptarët më shumë po zgjedhin të kurohen në shtëpi.

“Rënia drastike te rasteve mjekësore te trajtuara nga urgjencat për opinionin tim ka dy arsye; frika e marrjes të ndonjë infeksioni nqs do të shkonin nëpër urgjenca, kësisoj problemet shpesh i kanë zgjidhur duke marrë mjekë në shtëpi, dhe konturimi i shërbimit të urgjencave nëpër spitalet private ku pacientët trajtohen me standarde më të mira. Për ata që kanë mundësi të paguajnë, spitali privat mbetet gjithmonë opsioni më i mirë”.

Për periudhën janar-gusht, gjithashtu në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5%. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit shtimi i pacintëve më shenja ankthi dhe paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë pacientë që vuajnë nga ankthi janë në rritje.

Ndryshe nga 2020, këtë 8-mujor janë rritur kontrollet për kancerin e gjirit 18%. Onkologët shpjeguan se për shkak të frikës nga infektimet me Covid-19 vjet shumë gra hezituan të kryenin depistimet për kancerin e gjirit. Rritje për këtë periudhë është regjistruar edhe te pacientët e sëmurë me kancer që trajtohen nëpërmjet radioterapisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat