12.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i keq/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore dhe apelon te...

Moti i keq/ ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore dhe apelon te shoferët

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se deri më tani nuk ka asnjë aks të bllokuar për qarkullimin e automjeteve si pasojë e motit të keq.

ARRSH bën me dije se kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteneve dhe janë në gatishmëri.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale.

Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, thuhet në njoftim.

ARRSH u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Lexo edhe:  Mos u mjafto vetëm me siguracionin që të kërkon polici, merr KASKO dhe mbro makinën tënde nga çdo e papritur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat