10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRriten “borxhlinjtë” ndaj Tatimeve/ Mbahen “peng” pasuritë e mbi 32 mijë bizneseve

Rriten “borxhlinjtë” ndaj Tatimeve/ Mbahen “peng” pasuritë e mbi 32 mijë bizneseve

Në 9 muajt e parë të vitit, rreth 300 biznese i janë shtuar listës së “borxhlinjve” ndaj administratës tatimore, duke mos paguar detyrimet në kohë dhe duke bërë që rrjedhimisht asetet e tyre të bllokohen.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri më 9 Shtator janë konkretisht 32 102 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Ndërsa fund i vitit 2020, u mbyll me rreth 31.800 biznese me detyrime të pashlyera. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore  është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion.  Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

Lista e tatimeve tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për borxhe të akumuluara rishtazi nga subjektet, por një pjesë e mirë prej tyre datojnë mbi 10 vite më parë. Shifra në rritje muaj pas muaj, është papërgjegjshmërinë e subjekteve në zbatim të legjislacionit tatimore dhe në respektimin e afateve.

Por duket së këtëvit, kjo rritje është ndikuar edhe nga situata e vështirë ekonomike me të cilat janë përballur bizneset për shkak të pandemisë Covid 19.

Borxhi tatimor

Dhjetor 2020  31,800 biznese

Shtator 2021  32,102 biznese

/Scan

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat