8.5 C
Tirana
Thursday, November 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRregullorja e re/ Kushtet që duhet të përmbushin operatorët për përdorimin e...

Rregullorja e re/ Kushtet që duhet të përmbushin operatorët për përdorimin e plazhit

Rregullorja e re “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, publikuar në Fletoren Zyrtare, i ndan plazhet në kategori: “plazh” për përdorim të lirë publik, “plazh i lejuar”, i cili administrohet nga njësia e vetëqeverisjes vendore, “plazh publik”, që ofron kërkesa minimale për sigurinë dhe higjienën dhe “plazh i virgjër”, ku nuk lejohet asnjë veprimtari për stacion plazhi, përveç mirëmbajtjes dhe pastrimit të mbeturinave nga njësia vendore.

Ndarja e sipërfaqes së plazhit të lejuar, si plazh privat/publik, do të kryhet nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse, ku në çdo 1000 m vijë lineare, 300 m vijë linear plazh përcaktohen si parcela publike.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore, deri në datën 1 maj, të çdo viti, lidh të gjitha kontratat e qirasë për përdorimin e stacionit të plazheve.

Rregullorja parashikon se në rastin e kërkesave të projekteve me potencial strategjik, sipas ligjit nr. 55/2015 apo kërkesave të investitorëve në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit lidhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse. Ndërsa operatorët e tjerë duhet të disponojnë strukturë akomoduese të kategorizuar dhe plazhi para të jetë në afërsi të saj, si dhe nuk duhet të kenë detyrime tatimore të pashlyera. Operatorët detyrohen gjithashtu të kenë një plan operimi për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë kushtet minimale dhe kërkesat e sigurisë për stacionin e plazhit.

Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e kërkesave për dhënien në përdorim të stacionit të plazhit është Grupi Teknik i Shqyrtimit të Aplikimeve (GTSHA-ja) i cili cakton dhe miraton numrin e çadrave, në varësi të numrit të dhomave të deklaruara nga subjekti, duke e llogaritur në raportin 1 dhomë, 2 çadra. Aplikimet bëhen përmes E-Albania dhe më pas lidhet kontrata.

Në kushtet minimale që duhet të plotësojnë operatorët përpara se të lidhet kontrata është të respektohet distanca prej 10 metrash nga çadrat te vija e bregut të detit, hapësira prej 2.5 metra përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku; hapësira nga çadra në çadër nuk duhet të jetë më e vogël se 3 m në linjë horizontale dhe 2.5 m vertikale me vijën e ujit.

Rregullorja parashikon gjithashtu edhe elementët e sigurisë, vendosjen e bovave, flamujve me sqarimet përkatëse në shqip dhe anglisht, si dhe përcaktimin nëse në plazh ka apo nuk ka vrojtues.

Operatorëve u kërkohet gjithashtu të respektojnë nivelin e lejuar të zhurmave.

Përjashtimisht, për bashkitë Fier dhe Divjakë, në stacionet e plazhit, që nuk ka struktura akomoduese pranë apo në afërsi të hapësirës së plazhit, personat tregtarë duhet të disponojnë një strukturë shërbimi me kapacitet mbi 20 tavolina dhe të kenë hapësirë plazhi pranë strukturës së shërbimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat