10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthehet gripi i syrit, mjekët ngrenë alarmin: Mosmarrja e mjekimit në kohë...

Rikthehet gripi i syrit, mjekët ngrenë alarmin: Mosmarrja e mjekimit në kohë shkakton komplikacione

Konjuktiviti adenoviral ose siç njihet ndryshe gripi i syrit është shfaqur sërish në popullatë.

Mjekët thonë se nuk jemi në situatën e vitit 2019 kur rrezikuam një epidemi, por rastet janë të shpeshta.

“Këtë vit, ka raste. Ka një muaj,një muaj e gjysëm, dy, që ka filluar të shfaqet gripi i syve, por nuk janë raste aiç kan qën, para dy, tre vitesh . Mund të ket në ditë 2-3 paciente, 5 pacientë,” thotë okulistja.

Simptoma e parë është skuqja e syve.

“Në qoftë se shikojmë, që syri është i skuqur dhe ka sekrecione, sekrecione të ujshme por të trashur dhe ka një gjendër te veshi, normalisht të paraqitet te mjeku,” thotë okulistja.

Mjekja okuliste Nora Burda thotë se nëse nuk trajtohet në kohë ky grip mund të shkaktojë komplikacione.

“Duhet të mjekohet pasi është shumë i rëndësishëm ky lloj konjuktiviti adenoviral, sepse jep komplikacione. Komplikacionet që japin, dëmtohet xhami i syrit, pjesa e tejdukshme e syrit dhe pacienti fillon të shikojë pulla , pulla,” thotë ajo.

Për të shmangur infektimin kujdes duhet treguar me higjienën, pasi ky virus është ngjitës dhe transmetohet përmes kontakteve me duart dhe sendet e ndryshme.

“Të lajmë duart herë pas here. Kur prekim sytë nuk do prekim njerëz të tjerë,duke eleminuar  kontaktin me duar,të ken jastëkun e vetë, peshqirin e vetë, çarçafin e vetë. Të kenë një farë higjene perfekte në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e flamacionit në familje ose në aktivitete ku punojnë,” tha ajo.

Sipas mjekëve shenjat fillojnë gati dy javë pas infektimit, ndërsa të rrezikuar janë të gjithë, nga të vegjlit deri tek të moshuarit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat