13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMashtrimi në Sigurime/ 7 mitet e rrëzuara tashmë

Mashtrimi në Sigurime/ 7 mitet e rrëzuara tashmë

Miti 1: Mashtruesit e sigurimeve nuk janë kriminelë

Fakt – Mashtrimi në sigurime është një krim i rëndë që mund të rezultojë në pasoja të rënda për mashtruesit, të cilët në fund mund të marrin një dënim penal dhe madje të përballen me burgim.

Mashtrimi në sigurime përdoret shpesh për të financuar aktivitete të bandave, të cilat mund të lidhen me krimin e organizuar, trafikun e drogës, terrorizmin etj.

Miti 2: Mashtrimi i sigurimeve nuk dëmton askënd

Fakt – Siguruesit detyrohen të hetojnë mbi rastet dyshuese, gjë që ndikon gjithashtu në aftësinë e tyre për t’u marrë më shpejt me kërkesat reale. Për klientët e ndershëm kjo çon në prime më të larta.

Mashtrimi në sigurime është i njohur gjithashtu edhe si një mënyrë për pastrimin e parave apo organizimin e aktiviteteve sportive (makina apo motorë) të cilat vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Miti 3: Mashtrimi i sigurimeve është i lehtë për t’u kryer

Fakt – Trajtimi i mashtrimit në sigurime mbetet një prioritet strategjik për industrinë e sigurimeve ndërsa siguruesit vazhdojnë të forcojnë sistemet dhe kontrollet e tyre kundër të gjitha llojeve të mashtrimeve.

Mashtruesit oportunistë, të cilët nuk marrin parasysh faktorët e rrezikut dhe shqetësimin se mund të kapen, shpesh vuajnë pasoja shtesë përtej dënimit që marrin, duke përfshirë pasoja financiare dhe stigmën si shkelës të ligjit.

Miti 4: Nuk ka pasoja serioze nga kryerja e mashtrimit në sigurime

Fakt – Kryerja e mashtrimit në sigurime ka pasoja të gjata dhe të rënda. Mashtruesit mund të përballen me ndjekje penale dhe dënim me burg.

Mashtrimi në Sigurime përbën vepër penale, sanksionuar edhe në Kodin e Procedurës Penale në Republikën e Shqipërisë, konkretisht Neni 145.

“Mashtrimi në sigurime

Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

Ata mund ta kenë më të vështirë të merren në sigurim në të ardhmen dhe njëkohësisht të paguajnë prime shumë të larta. Ata gjithashtu mund ta kenë më të vështirë të marrin kredi dhe produkte të tjera financiare.

Miti 5: Mund të kursej para në sigurimin e makinës sime duke e vendosur në emrin e dikujt tjetër.

Fakt – Nëse vendosni emrin e një drejtuesi tjetër automjeti në policën e sigurimit vetëm se ai ka një historik më të mirë dhe mund të përfitojë ulje në prim (sistemi bonus-malus), ju jeni duke kryer mashtrim në sigurime.

Miti 6: Policia nuk do të veprojë për mashtrimin e sigurimeve

Fakt – Në Mbretërinë e Bashkuar, është krijuar një njësi e specializuar e policisë për të trajtuar mashtrimin në sigurime.

Departamenti i Zbatimit të Mashtrimit në Sigurime (IFED) financohet nga Shoqata e Siguruesve Britanikë dhe Lloyd’s e Londrës dhe është e angazhuar për t’ia bërë terrenin sa më të vështirë njerëzve që kryejnë mashtrime në sigurime.

Miti 7: Askush nuk do ta zbulojë nëse gënjej në formularin tim të aplikimit

Fakt – Siguruesit janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka që munden për të zbuluar, penguar dhe ndjekur penalisht mashtruesit.

Softueri i avancuar analitik i ndihmon siguruesit të identifikojnë në mënyrë proaktive modelet ndër-industriale dhe të paralajmërojnë industrinë për rrjetet mashtruese.

/Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat