11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshjet në Qarkun e Shkodrës, në Fushë Arrëz dëmtohet një banesë

Reshjet në Qarkun e Shkodrës, në Fushë Arrëz dëmtohet një banesë

Gjatë 24 orëve të fundit, Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu dhe për pasojë nuk kanë munguar dëmet në infrastrukturë rrugore, godina dhe banesa.

Në rrugën e Dukagjinit ka patur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet me anë të një fadrome për largimin e tyre.

Problematika ka pasur edhe në bashkitë e tjera të Qarkut Shkodër si Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Në Fushë Arrëz është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të Njësisë Administrative Blerim. Banesa është e shtetasi Nikoll Pjetër Kola me dy anëtarë, raporton TV Klan.

Po ashtu, janë dëmtuar rrugët rurale në Njësitë Administrative Iballë dhe Fierzë.

SIGURIMI I SHTËPISË

Shtëpia që keni është aseti juaj më i çmuar që do të zotëroni ndonjëherë dhe Sigurimi i shtëpisë është jetik për mbrojtjen e pasurisë suaj.

Ne nuk mund të parandalojmë ngjarjet  e paritura që mund të na ndodhin por duke u siguruar ne kthejmë shtëpinë tonë në gjendjen e mëparshme pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Mbrojeni shtëpinë tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

–  Zjarrit

–  Rrufesë

–  Eksplozionit

–  Rënia e objekteve fluturuese

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

–  Tërmeti

–  Breshëri

–  Përmbytja

–  Stuhia, etj.

Çmimi? Duke filluar nga 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE: Ti siguron shtëpinë dhe makinën/ SIGAL të jep mjekun me vete, për një vit, FALAS

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat