10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdodh në Shkodër/ Golfi “merr para” 5 makina të parkuara. Ja pse...

Ndodh në Shkodër/ Golfi “merr para” 5 makina të parkuara. Ja pse nevojitet Siguracioni KASKO

Një aksident, pasoja e të cilit shihen edhe ditën e sotme, ka ndodhur mbrëmjen e ndjeshme në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës.

Për shkaqe ende të paditura, një automjet tip “Volkswagen Golf” është përplasur me 5 makina të parkuara afër banesave të pronarëve të tyre respektivë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme njerëzore por vetëm materiale të mjetit Golf dhe 5 të tjerëve të “u morën para” nga ai.

Të gjithë kemi siguracionin e detyrueshëm në makinat tona, por dëmtimet në parkim nga mjet tjetër, i mbulon vetëm Siguracioni KASKO.

Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili t’ju mbroj financiarisht nga shumë ngjarje, zatëherë gjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Mbulimet:

  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

LEXO EDHE: Bli Siguracionin KASKO dhe përfito falas “TELESHËNDET”

KASKO me mbulim jashtë Shqipërisë dhe merr FALAS “SIGAL AutoSOS”

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të Bashkimit Europian si dhe Kosova, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi…

SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.

Më i fundit është “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, Asistenca Rrugore që ju vjen në ndihmë në çdo rrugë të rajonit apo Europës.

Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë.

Kushdo që blen pranë SIGAL UNIQA Group Austria siguracionin KASKO me mbulim për jashtë, e përfiton falas shërbimin “SIGAL UNIQA AUTOSOS“.

LEXO EDHEMë mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat