5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet80 eurodeputetë kërkojnë zgjerimin e shërbimit "roaming" në Ballkanin Perëndimor

80 eurodeputetë kërkojnë zgjerimin e shërbimit “roaming” në Ballkanin Perëndimor

Kryetarja e delegacionit të Partisë Popullore Austriake (OVP) në Parlamentin Evropian, Angelika Vincig, e cila është edhe negociatorja kryesore për zgjerimin e roamingut falas në BE, thekson se kufijtë artificialë në tregun e telekomunikacionit duhet të hiqen dhe një hap i rëndësishëm në rrugën drejt kësaj është zgjerimi i roaming-ut falas në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Përfundimi i tarifimit me çmime të të larta pajustifikuara për thirrjet telefonike dhe përdorimin e internetit në celularë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor në BE, dhe anasjelltas, është një hap i rëndësishëm për të afruar më tej njerëzit dhe për të rritur konkurrencën e operatorëve celularë”, shprehet ajo.

Eurodeputetët mbështesin përfshirjen e Ukrainës në zonën e lirë roaming të BE-së, ndërsa fokusi duhet të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se janë partnerë të besueshëm të BE-së. Me rekomandimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Bosnje Hercegovinës statusin e kandidatit, një tjetër hap i pritur prej disa vitesh është ndërmarrë në politikën e zgjerimit”, ka thënë Vincing.

Eurodeputetët theksojnë se është e qartë se negociatat e anëtarësimit me vendet e rajonit do të vazhdojnë për një kohë dhe se me heqjen e tarifave të roaming-ut, tashmë mund të ndërmerret një hap i rëndësishëm, i cili do t’i mundësonte Ballkanit Perëndimor afrimin me BE-në.

Komisioni Evropian ftohet nga eurodeputetët që të hartojë një udhërrëfyes për realizimin sa më të shpejtë të kësaj kërkese.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat