16.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje të herëpashershme, parashikimi i motit për ditën e premte

Reshje të herëpashershme, parashikimi i motit për ditën e premte

Edhe për ditën e premte vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat