5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje shiu në disa zona dhe temperatura të larta, si parashikohet moti...

Reshje shiu në disa zona dhe temperatura të larta, si parashikohet moti këtë të martë

Këtë të martë moti i kthjellët do të jetë dominuese në pjesën më të madhe të vendit gjatë orëve të paradites.

Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të  vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në zonat veriore dhe verilindore, herë pas here në formë shtërngatash.

 

LEXO EDHEÇmendet moti në Evropë, Temperaturat deri në 50 gradë. Sa të përgatitur jemi?

Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat