SIGAL Kosova, në segmentin e sigurimeve të jetës në Kosovë, për katër muajt e parë të vitit 2026, në periudhën janar-prill 2026, pagoi 3.019 milionë euro dëmshpërblime.
10,311 raste ishte numri i përfituesve nga pagesat e këtyre dëmshpërblimeve.
Në Kosovë operojnë 13 kompani sigurimesh në segmentin e NON LIFE Insurance. SIGAL paguan 11.23% të totalit të dëmeve që paguan e gjithë industria.
Industria e sigurimeve të jo-jetës në Kosovë, në total, për katër muajt e parë të vitit 2026 pagoi 26.89 milionë euro, duke dëmshpërblyer 79,853 raste.
Të dhënat janë sipas raportit zyrtar të BQK për industrinë siguruese në Kosovë.




