13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetReshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, intensifikohen gjatë natës

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, intensifikohen gjatë natës

Sipas MeteoAlb, territorit shqiptar do të mbetet sërish nën dominimin e vranësirave dhe shirave, por me intensitet të ulët ku më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe ekstremin Jugor të Shqipërisë.

Në zonat e thella malore do të shfaqen reshje dëbore, kryesisht në veri-verilindje.

Orët e pasdites; vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin.

LEXO EDHEPlane për ditët e para të Dhjetorit? Si do të jetë moti këtë fundjavë dhe pse çdo makinë duhet të ketë “AutoSOS”

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim  3 – 4 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat